Protesta e ditës së sotme ishte një dëshmi e qartë se brenda popullatës shqiptare edhe mëtutje me një doze të madhe vazhdon revolta dhe pakënaqësia kundër klasës politike, gjyqësisë selektive, mosfunkcionimit të ligjit dhe drejtësisë në vend, kundër shtetit të kapur nga bandat mafioze, kundër diskriminimit kushtetues të shqiptarëve, kundër sistemit autokratik që sundon në RMV, kundër rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve që u bëhen reshtazi nga viti 1968, 1981, 1989, 1991 dhe vazhdon njësoj edhe pas vitit 2001.
Vetëm rastet e vrasjeve dhe burgosjet ku ka gisht aparati shtetëror mbetën akoma të pazbuluara.
Kjo revoltë që gufon në shpirtin e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut, do të vazhdon edhe mëtutje, deri në ditën kur faktori ndërkombëtar dhe shteti i Maqedonisë së Veriut nuk e zgjedhin problemin me kërkesat legjitime të shqiptarëve – element shtetformues dhe bartës të sovranitetin në këtë vend.
Mënyra spontane e organizimit të protestës na tregoi edhe disa dobësi organizative që dëshmon se akoma nuk jemi të koordinuar mes vete.
Si njëri nga veprimtarët e vjetër që kam ngelur, apeloi tek rinia dhe studentët, që në të ardhmen lëvizjet dhe sektori civil të jenë më aktiv dhe për asnjë çast të mos nënshtrohen dhe gjunjëzohen para politikës sllavo maqedone, por të vazhdojnë dhe të mbeten të pathyeshëm, duke mos hequr dorë nga kërkesat legjitime dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë vend.
Këto ishin disa nga brohorritjet në protestë:
· DREJTËSI – LIRI;
· Duam shtet ligjor;
· JO Autokraci – PO Meritokraci;
· UÇK;
· MJAFT me raste të montuara;
· Shqiptarët nuk janë terrorist;
· Të zbardhen rastet e montuara politike;
· MJAFT NDIKIMIT RUS;
· Shqiptarët shtetformues në RMV;
· Kundër Gjyqësisë selektive në vend;
· Ku janë deputetët shqiptar?