30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Daim Hiseni

Gani Mehmetaj: Të gjithë shqiptarët e islamizuar e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike më se largu në gjashtë-shtatë breza.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëDaim Hiseni, njerëz që qëndrojnë

Kur e dimë se janë islamizuar me dhunë.

Ky sharllatan gani mehmetaj shkon aq larg sa që i quan: faqezinj, vetmohues, turpi kombit dhe argat të djallit veprimtarët: Abdyl Frashëri,Imer Prizreni, Ismail Qemali, Vehbi Voka, Naim Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Hoxhë Tahsini, Idriz Gjilani, Isa Boletini, Ymer agë Ulqinaku e tj. shkaku që na paskan qenë musliman dhe kanë tradhtuar Krishterizmin.

Por, personi në fjalë, nuk merë iniciativën të bisedon dhe ti kthenë në origjinën kombëtare ata shqipëtarë ortodoks që janë tjetërsuar në maqedonas, pastaj dallmatët që kanë hequr dorë nga përdorimi i gjuhës shqipe, një pjesë e çamëve që janë bërë më fanatik se grekët kundër çështjes shqiptare, miliona shqiptar që janë tjetërsuar në turq, po aq sot flasin italisht duke mos e njohur shqipen për gjuhë të nënës dhe ky zotëri na mëson se si duhet që në regjistrimin e popullatës, të regjistrohen për shqiptar vetëm ata që janë pjesë e besimit katolik dhe ortodoks, ndërsa të gjithë ata shqiptar që i përkasin besimit Islam duhet të regjistrohen si TURQ dhe MONGOL.
Po shumë largpamës na dole more Sulltan Mehmet Pekmezi !!!

Ajo që është edhe më keq se kaq, janë portalet që ia botojnë këto shkrime ofenduese dhe diskriminuese me prapavijë antikombëtare.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.