Unë dhe shumë veprimtarë të tjerë, me të vërtetë reaguam kundër librave shkollorë me përmbajtje diskriminuese për shqiptarët, por në asnjë mënyrë nuk e përshëndesim paraqitjen publike duke shkyer librin. Sepse libri është pasqyra e sistemit tonë të shëmtuar, ndërsa studentët dhe forumet rinore janë shpresa për të ndryshuar sistemet dhe jo për të rënë në provokimin e tyre.
Baca Adem na ka mësuar që gjarpërit i shkilet koka dhe jo bishti.
Ilustrim me shembull:
Pas paraqitjes së një numri të madh të myshkonjave dhe shqetsimit të qytetarëve, u imponua nevoja si të shpëtohet prej tyre.
Lindën propozime të stërpikjes me gazra, vaksinim kundër infektimeve, mbytja e myshkonjave me pallë e tj.
Në fund kërkuan mendimin e Urtësisë, nga plaku i vendit i cili u tha:
Nëse ka myshkonja, atëher me siguri diku afër ka ndonjë moçal.
Forma e vetme për të shpëtuar nga myshkonjat është tharrja e këtij moçali.
Moçali dhe libri diskriminues për shqiptarët në RMV është Kushtetuta e saj. Ndërsa myshkonjat janë ligjet dhe deputetët helmues që i votojnë këto ligje.