30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

DAIM HISENI

KËSHILLI ORGANIZATIV I PROTESTAVE

KUNDËR RASTEVE TË MONTUARA POLITIKE NË RMV

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PRAN:

  • SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE NË RMV;
  • PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT;
  • MEDIUMEVE ELEKTRONIKE DHE TË SHKRUARA;

 

Të nderuar,

Duke pas parasysh angazhimet e juaja, dëshirën dhe synimet e përbashkëta të qytetarit për funkcionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, duke luftuar të gjitha llojet e padretësive, diskriminimeve në baza etnike dhe fetare sidhe rasteve të montuara me skenar dhe prapavijë politike, ju drejtohemi me thirrje publike duke kërkuar edhe mbështetjen e juaj në mbrojtje të drejtësisë, zbardhjen e rasteve sidhe gjetjen e fajtorëve kryesorë në rastet e montuara.

Ne, Këshilli Organizativ i Protestave bashkë me familjet e të dënuarve në  rastet e montuara, e ndjejm obligim moral dhe njerëzor para Zotit dhe kombit, që të ngremë zërin e protestës kundër të gjitha padrejtësive me prapavija politike në dëm të qytetarit shqiptar. Por, nuk guxojm ta vemë veten mbi popullin dhe institucionet e përfaqësimit legjitim të shqiptarëve në veçanti dhe qytetarëve në përgjithësi.

Ju dhe Kori diplomatik në vend jeni dëshmitar se Qeveria e RMV-së doli me deklaratë oficiale duke prejudikuar se janë arrestuar organizatorët dhe egzekutorët e “vërtetë” në rastin “Monstra” të cilët janë të etnikumit shqiptarë dhe pjesë e organizatave terroriste të radikalizmit Islamik, deklaratë që atë ditë u kundërshtua nga Ekselenca e Tij z. Volers.

Kjo pikë e zezë që njollosë popullatën shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pjesë e qëllimeve politike sllavomaqedone me tendencë të zbehjes së pozitës së shqiptarëve në kohën e integrimeve në Bashkësinë Europiane.

Në këtë rast, mbështetja dhe rreshtimi i juaj krah për krahu me qytetarët e rikthen shpresën dhe besimin tonë tek subjektet që na përfaqësojnë, që me të vërtetë jeni në interes të qytetarit, drejtësisë dhe kundër kuzhinave politike antishqiptare të dëshmuara në RMV si  nga VMRO-ja njësoj edhe LSDM-ja.

Me respekt,

 

Shkup, 24.02.2021                                                                            Këshilli Organizativ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.