12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Daim Hiseni

KUR MEDIUMET E MBULOJNË DJALLIN
Kuj i shërbejnë mediumet shqipëfolëse në Kosovë të cilat në emisionet e tyre e ftojnë sërbofilin Gani Mehmetaj, për të vërtetuar tezat helmuese të Akademikut antishqiptar Dobrica Qosiq?
Ky person i ndyrë që mbjellë përçarrje dhe urrejtje ndërfetare mes shqiptarëve, duke mbrojtur tezat dhe qëndrimet e Beogradit.
Gani Mehmetaj në shkrimet e veta dëshmon se Sërbia nuk ka kryer asnjëher egzod ndaj shqiptarëve sidhe asnjë shqiptar nuk është shpërngulur nga vatrat e tyre prej sërbisë. Ky matrapaz dhe shpirtëshitur, këtë propagandë pro sërbe e mbulon me fakte të trilluara, gjoja se hoxhallarët i kanë shpërngulur shqiptarët nga trojet e banuara me shqiptarë, duke predikuar se nuk duhet të banojmë dhe duuhet ta lëshojm tokën ku nuk ka shkelur këmba e profetit Muhamed.
Sikur të ishte kështu, atëher shqiptarët duhej të emigronin në Meke dhe Medine , ngase këmba e Muhmedit nuk ka shkelur as në Azinë e vogël.
Habitem me institucionet fetare, me Bashkësinë Fetare Islame që heshtin dhe me heshtjen e tyre e legjitimojnë politikën sërbe, përmes gojës së fëlliqur të fundrinës Gani Mehmetaj. Nuk egzisston BFI-ja vetëm për të grumbulluar fitrat dhe zeqatin, por duhet të keni edhe program pune me plan periodik, në rruajtjen e vlerave morale në shoqëri sidhe mbrojtjen e besimtarëve shqiptar nga helmi i ndryshëm i politikës sllavo ortodokse. Kohëve të fundit më shumë i shërbeni intereseve dhe direktivave të huaja, se sa fjalës dhe rekomandive të librit të shenjtë.
E vërtetë dhe pa dyshim, është kundërshtimi dhe kritika ndaj paraqitjeve të organizatave dhe lëvizjeve të ndryshme ekstremiste me ideologji fetare, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të fyen hoxhallarrët që e shpëtuan Shkodrën që të mos mbetet nën Malin e Zi, sidhe burgasja e mbi 30 hoxhallarëve vetëm në Shkup, të burgosur nga komunistët sllavë, me të vetmen arsye që pengonin shpërnguljen e shqiptarëve për në turqi. Sa që në ligjeratat e tyre, shkuan aq larg sa që deklaronin se edhe kush pinë çaj në gotat e turqisë, është qafir. Shpesh herë kur disa familje dëshironin të emigrojnë për në Turqi, përgjigja e tyre ishte: Ka akoma vend dhe nuk është mbushur Gazibaba! (Varrezat e Shkupit në atë kohë ishin në Gazibabë).
Shkrimet dhe deklaratat e pamatura të llojit si Gani Mehmetaj, sollën deri në sulmin terrorist në xhaminë e rrugës Kavajës.
Nëse mediumet tona nuk i arsyetojnë rastet e këtilla, atëher le ta shmangun nga ekranet televizive këtë person që kundërmon aromë të kkeqe në shoqërinë shqiptare, nëse jo, atëherë jeni pjesë e përbashkët e agjenturave sërbe.
Njëllosja e patriotëve kombëtarë dhe predikimi i atdhetarizmës përmes ligjeratave fetare siç ishin Mulla Idriz Gjilani dhe At Gjergj Fishta, nuk është asgjë tjetër përpos se interes i palës sllave dhe mbjellje ndër fetare e shqiptarëve.
Edhe njëher ju përkujtoj, ishin krerët fetarë në shërbim të kombit, ata që e ndihmuan dhe e shpëtuan mbajtjen e Kongresit të Manastirit. Ju që nuk doni të jeni mirënjohës dhe falenderues, të paktën mos ofendoni dhe mos mbjellni vnerë duke helmuar brezin e ri.
Daim Hiseni
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.