Politika degraduese në shoqërinë tonë dhe sistemi kapitalist që po sundon gjetiu, e bëri të mundshme që qytetari shqiptar të hjek dorë nga synimet e veprimtarisë kombëtare, duke vënë në dyshim edhe meritat e luftërave të fundit bashkë me rënien e dëshmorëve të saj.
Pyes veten, nga erdhi ky dyshim dhe mosrespektim i vlerave tona?!!!
-Është kjo mungesë e edukatës familjare?
-Është kjo mungesë e mospërfshirjes dhe mos inkuadrimit të historisë së luftës në njësitë mësimore të proçesit edukativo arsimor në shkollat tona?
– Është pengesë nga faktori ndërkombëtar që të mos flitet për luftën?
– Është dobësi nga mosdija e jonë në organizimin politikë për mos jetësimin e vlerave kolektive?
Apo ndoshta politika aktuale nuk donë të prishë interesat dhe benificionet e saja të fituara duke rënuar sistemin e vlerave dhe duke mbështetur krimin e organizuar bashkë me bandat mafioze.