Allapopullorçe, secili për vete:
Ai që e krijoi virusin covid 19, për qëllim kishte zhdukjen masive të një pjese të caktuar të popullatës në botë. Fatkeqësisht ose fatmirësisht që bota nuk është vetëm nën kontrollin e tyre.

Ai që zbuloi vaksinën, për qëllim ka të shpëton sa më shumë nga të infektuarit. Fatkeqësisht që ai në dorën e tij, nuk mban dot shpirtin e njerëzve.
Parashtrohet pyetja, kush do të vdes ???
Këtë e dinë ZOTI,
Atëherë bisedo, komuniko me Zotin, ngase Zoti flet dhe ka folur.
O Zot, nëse vaksinohem ose nuk vaksinohem, a mund të vdes pa caktimin tënd ?
Përgjigja është shumë e qartë:
Ju kam folur e treguar në librat e shenjtë, që as gjethi nuk mund të bjerë nga druri pa dijeninë Time, atëher, asnjëri nga ju nuk mund të ndahet nga kjo jetë pa dijeninë dhe caktimin tim.
Pas kësaj nuk më mbeti tjetër pos të vendosi:
Nëse për shpirtin, fjala e fundit i takon Zotit, atëher po Ai Zot ka dërguar dijetar e mjek, të cilëve ua ka dhënë të drejtën e fjalës për shëndetin e njeriut. Pasi që unë nuk jam mjeku dhe fjala bashkë me përgjegjësinë i takon mantilit të bardhë, e imja është të respektoj regullat, sepse këtu nuk kërkohet garancë, por kërkohet qëndrim i matur mes diturisë dhe injorancës, në mes të respektimit të regullave kolektive dhe inateve personale.
1. Nëse pranoj vaksinën e kryej obligimin tim dhe të tjerët ndjehen më rehat në praninë time.
2. Nuk e pranoj vaksinën dhe të tjerët bashkë me familjen time nuk ndjehen as rehat dhe as të sigurtë në praninë time, sepse është shumë e logjikshme dhe e mundshme, që unë të bëhem myshkonja e cila dikur e barte mortajën dhe përhapte vdekjen në mesin e njerëzve.
Mësuam që virusi i prek edhe të vaksinuarit sidhe grupmoshat e reja, atëher ju të pavaksinuar, që jeni trima dhe nuk respektoni regulla, si nuk i frigoheni Zotit që dilni hapur në vende publike, duke u bërë shkaku i infektimit dhe vdekjes për këta të rinj ???
E pranova vaksinën dhe iu mbështeta caktimit të Zotit.
Shpirti im në dorën e Tij, kurse zbatimi i rregullave është në dorën, ndërgjegjen dhe vetëdijen time qytetare.
Uroj shërim për të sëmurët,
Lutem që të përfundon kjo mortajë e ditëve tona,
Kërkoj që të tregohemi më të ndërgjegjshëm duke i ikur kontakteve me njerëz në raste të simptomeve të virusit.