14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Daim Hiseni

Të nderuar bashkëluftëtar,
Më paska marë malli të shkruaj me ju, ngase ndryshe nuk po komunikojm.
Ka një kohë të gjatë që nuk takohemi, nuk flasim mes vete, nuk pimë kafe dhe nuk i qajmë hallet e vjetra.Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Daim Hiseni
Kaluan dy dekada që në shpirtin e shumicës prej juve është vrarë shpirti revolucionar dhe disi jeni pajtuar me përditshmërinë.
Habitem kur ju shoh me sa kënaqësi i shërbeni këtij shteti dhe nga ana tjetër këndoni këngën xhamadani vija vija !!!
Ndonjëher pyes veten: A thua vërtetë këta njerëz e kanë pas të veshur uniformën e lavdishme të UÇK-së ?!!!
Nuk jam kundër, e dua dhe e çmoj një punë të kryer me nder, por ajo që më iriton më së shumti është fakti se haruat idealin dhe betimin. Haruat dhe shumë shpejtë hoqët dorë nga kauza kombëtare e bashkimit fizik të shqiptarëve. Disi u joshët dhe filluat vërtetë të besoni marrvveshjen e Prespës dhe të ndihmoni mini shengenin me sërbinë ku nuk bënë pjesë Kosova martire ?!!!
Të dashur shok të dikurshëm,
Partitë dhe politika janë ata që bëjnë pazare në emër të luftës dhe shokëve tonë të rënë. Ky lloj i pazarit është tradit e vjetër në shumë shtete. Por mos haroni se forca e cila e lëvizi dhe e ndryshoi gjendjen ishte forca e uniformës me shkabën dykrenare dhe jo branitellat ose politikanët me kollareve.
Do të isha i lumtur nëse vërtetë amaneti i shokëve është realizuar me nderë, por mendoj se larg jemi nga ai qëlim i tyre. Nuk është aspak habi që pala sllave po realizon qëllimet e veta duke agjësuar emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por më habit fakti se si ju disa po ia ndihmoni me aq kënaqësi të veçant sikur të ishi nga ata që gjithmon i keni shërbyer këtuij sistemi dhe disi keni filluar të turpëroheni nga ditët e lavdisë.
Aspak nuk më vjen keq që ndonjëher po vuaj edhe për bukën e gojës, hiq nuk më vjen keq. Sepse buka e juaj po ma zenë frymën dhe më rikthen të dua ëndërat e vjetra më shumë se zhgëndrën e ditëve të sodit.
Anashkaluat dhe përbuzët çdo gjë me vlerë dhe interes të përgjithshëm, duke u bërë pjesë e bandave të Nikollës dhe Zoranit në interes të politikës sllave dhe xhepave të juaj personal.
Me ose pa ju, Shqipëria një ditë do të bëhet e tërë, por jo me ju puthadorë dhe sherbëtorë të Sashës dje dhe Oliverit sot.
Shqipëria do të bëhet me nipat e Jasharajve dhe me fëmijtë e dëshmorëve të vërtetë të këtij kombi.
Kushtëzimet, kërcënimet dhe cenzura janë gjëra të njohura për ne, ngase i kemi përjetuar në kohën e diktaturës dhe malltretimeve të asaj kohe.
Ju lumtë, sa mirë e keni marë zanatin e UDB-së dhe tani ju jeni diktatura e re për këtë popull të vojtur dhe të malltretuar ndër dekada.
Koha e pushtetit ju demaskoj në palcë, ku vet po dëshmoni se asnjëher nuk keni pas ideal dhe synim madhorë, por gjithmon keni qenë profiter dhe shitës të vlerave kombëtare në interes të polltronëve sllavë dhe pobratima të traditës suaj familjare.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.