10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Daim Hiseni

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe uniformë ushtarake

 

Edhe përkundër dhimbjes së madhe dhe tragjedisë së përjetuar, familja Jahi nga Shkupi e cila humbi 12-të anëtarët e saj, në mesin e së cilëve shumica ishin fëmijë, pos shprehjes së falenderimeve për ngushëllimet e shprehura nga mijra qytetarë anë e mban vendit, ata përmes rrjetit social, përcjellin një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve tanë.
Mes tjerave, vëllezërit Enveri dhe Nazifi na shkruajnë:Mund të jetë një imazh i 2 persona
O Engjuj tanë më të dashur që ju kishim, Allahu i Mëshirshëm ju deshi dhe ju mori. Dashuria, malli dhe përmallimi ynë do të vazhdojë deri në takimin tonë krahapur në kopshtet e premtuara të Perendisë. Sot, në këto ditë të dhembjes dhe shpirtit tonë të lënduar, i drejtohemi Zotit të Mëshirshëm të ju pranoi nën mëshirët e Tij duke ju vlerësuar lartë me gradën e shehidëve. Mënyra e vetme e jona për të shuar flakën e përmallimit në zemrat tona të përvëluara është durimi që me vështirësi e përballojm dhe mbështetja e shpresës së vetme dhe të parezervë në Allahun Fuqiplotë.

Të nderuar miq, të respektuara motra dhe vëllezër nga gjitha viset që jeni, të dashur fëmijë dhe nxënës të bankave shkollore që çastet e gëzimit gjatë lojrave të pushimit në shkollë i keni ndarë dhe përjetuar me fëmijtë tanë të cilët njëherit ishin shokët e shkollës dhe fëmijërisë suaj.
Besoj që na kuptoni drejtë, ngase akoma jemi në pamundësi të iu përgjigjegjemi të gjitha shkrimeve të juaja ku ju shprehni ngushëllimet më të sinqerta, duke u bërë pjesë e përbashkët e dhimbjes sonë dhe njëherit edhe ne ju përcjellim ngushëllimet tona gjithë familjeve dhe familjarëve të cilët i humbën të dashurit dhe të afërmit e tyre në tragjedinë që përjetuam.
Ngushëllimi ynë që mund të ua drejtojm qytetarëve, besimtarëve dhe bashkombasve tanë, e që buronë nga thellsia e shpirtit tonë, është lutja e sinqert deri tek ju, që ti doni dhe përqafoni fortë të dashurit e juaj.
Mos kurseni në asnjë moment fjalët e mira dhe buzëqeshjen e ngrohtë ndaj njerëzve të afërt, ndaj fëmijve dhe bashkombasve. Ti doni dhe nderoni njerinë, duke dashur Perendinë, ngase çastet e ndarrjes nga kjo jetë qenkan tepër të vështira.
Solidarizohuni me njëri tjetrin duke lënë fjalë të mira mes vete dhe duke reflektuar energji pozitive në mesin e shoqërisë sonë. Besoni Zotin, lutuni për shpirtin fisnik të familjarëve dhe të gjithë atyre që më nuk i kemi në mesin tonë.
Mbetemi me shpresën e vetme që një ditë, në botën e amshuar të takohemi me të dashurit tanë sidhe 12-të anëtarët e familjes sonë,
Shpirti i tyre – lule xheneti.
Gjithë ju që na keni vizituar dhe na keni ngushëlluar, ua kthefshim për gëzime në familjet e juaja.
Të mallëngjyer dhe me respekt,
– Nazif Jahi,
– Enver Jahi, dhe
– Mbarë familja JAHI në Shkup

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.