Një tregim për Vitin e Ri
Një ditë i bekuari Behlul Dana e takoi kalifin Harun El Rrashid të cilit ia parashtroi tre (3) pyetje:
1. Çka ka me shumicë dhe tepricë në siparfaqen e gjërë të tokës?
2. Çka ka me shumicë dhe tepricë në qiell e përmbi qiell?
3. Çka ka me shumicë dhe tepricë nën tokë dhe brenda thellësisë së saj?
Në këto pyetje Khalifi u përgjigj:
1. Në tokë ka njerëz, kafshë, gjelbrime dhe ujë.
2. Në qiell ka shpezë që fluturojnë me krahët e tyre si flutura, bletë, zogj e tjerë.
3. Nën tokë ka krymba, milingonja,…
Behlul Dana ia ktheu: Unë shoh krejt gjëra të tjera nga kjo që thoni ju dhe ate:
1. Në sipërfaqe të tokës me shumicë dhe tepricë shoh kopraci, amoralitet, gjelozi, lakmitar, kryeneqësi dhe përbindësha në shkeljen e së drejtës të të tjerëve;
2. Një qiell me shumicë dhe tepricë shoh veprat e bukura, tingullin e fjalëve të shkruara në letër ose lëkurë, humanizmin, solidarizimin, drejtësinë, ndërgjegjen, diturinë. Mbi qiell shoh Arshin dhe shpirtin e ndritur të atyre që pas vete kanë lënë kryevepra të së mirës.
3. Nën tokë shoh shtresat e quajtura mbuloi balta baltën, kalbësirën e perosnave zemër këqinj dhe shpirtshiitur. Ndërsa në thellësinë e skajshme të nëntokës me tepricë e ndëgjoj klithjen e pendimit të shumicës atje: ah sikur, sikur sikur edhe njëher, …
Gëzuar Vitin e Ri për ju me shumicë dhe tepricë që vendin e keni në qiell dhe përmbi qiell sidhe ju me shumicë dhe tepricë që dikur do të thoni ahhhh sikur …