10.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Daim Hiseni

Një analizë mes komunikatës nr. 6 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e lëshuar me 09.03. 2001 dhe gjendjes faktike pas 21 viti nga lëshimi i saj në qarkullim:

“teksti në kllapa është analiza jonë, ndërsa pikat dhe teksti jashta kllapave është përmbajtja e komunikatës së shtabit tv përgjithshëm”

09-03-2001

Shkup

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Shtabi i Përgjithshëm

Për masmediume

KOMUNIKATA NR.6
Mund të jetë një imazh i teksti
Thirjes së Shtabit të Përgjithshëm për ndërprerjen e veprimeve ushtarake të qeverisë e cila dominohet nga sllavomaqedonët dhe përgjigjet me sulme të vazhdueshme kundër pozicioneve të UÇK-së në vendbanimet e banuara me popullatë civile. Këto masa destabilizuese bëhen në emër të stabilitetit të vendit.
Këtyre veprimeve ofanzive të pushtetmbajtësve ne do iu përgjigjemi me masa mbrojtëse.
UÇK është për ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë. Kërkesat e UÇK-së janë kërkesa të dalura nga populli shqiptar në Maqedoni, dhe ate:
1. Ndërmejtësim të paanshëm ndërkombëtar në konflikt;
(Komenti ynë): Vërtetë ndërkombëtarët ishin të paanshëm, por përfaqësuesit tanë ishin të njëanshëm dhe konkretisht: Arbër Xhaferi në Ohër mbështeti propozimin që Maqedonia të mbetet shtet unitar i popullit maqedon dhe Ali Ahmeti mbështeti propozimin që preambulla të mbetet pjesë e historikut të Kushtetutës së Maqedonisë;
2. Të bëhet regjistrimi i popullatës me mbikqyrje të paanshme nga ndonjë institucion ndërkombëtar sidhe të iu njihet shtetësia gjithë banorëve;
(Komenti ynë): A keni ndëgjuar dhe a është bërë në Maqedoninë e Veriut regjistrimi i paanshëm i popullatës,a jeni dvshmitar që edhe pas 21 viti banorët e lindur në Maqedoninë e Veriut akoma nuk janë pajisur me dokument identifikimi, pasaportë e tj. shkaku i mos njohjes të së drejtës së shtetësisë. Vitin e kaluar filloj gjoja regjistrimi dhe pasha reklamat në mediume dhe deklaratat e liderëve politik, ku mes tjerave i futën në lojë Kryeministrin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
3. Ndryshimi i Kushtetutës;
(Komenti ynë: Edhe pas 21 viti Kushtetuta e Maqedonisë mbetet e çeliktë dhe hermetikisht e mbyllur. Komisioni i Firencës dy herë na e dha mundësinë duke e hapur kutinë e pandorës dhe të drejtën e prekjes dhe ndryshimeve kushtetuese. Nga lufta dolën dy kërkesa dhe ate: Në Kushtetutë të definohet qartë statusi i shqiptarëve për popull shtet formues dhe bartës të sovranitetit të shtetit sidhe me emër dhe mbiemer në mënyrë decide krahas atij maqedon të figuron gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
As nuk është zyrtare dhe as nuk është shkruar në Kushtetutë.)
4. Maqedonia të jetë shtet i dy popujve të barabartë: shqiptaro-maqedonas, përkatësisht maqedono-shqiptar;
(Komenti ynë: Në vend që populli shqiptar të garantohet me Kushtetutv i barabartë me popullin maqedon, sot sipas të drejtvs së përfaqësimit, jemi të barabartë dhe barazohemi me romët, sërbët, boshnjakët, vllehët. ndërsa maqedonët mbeten të zotët e shtetit, të vendit dhe të ndarjes së drejtësisë selektive në vend. )
(vazhdon teksti i komunikatës)
Kjo do të mundëson zhdukjen e padrejtësive që i bëhen popullit shqiptar nga maqedonët:
a. Të hiqet diskriminimi në jetën civile dhe ushtarake;
(Komenti ynë: Në vend që të eliminohet çdo lloj i diskriminimit, ajo ditë e më tepër është shtuar duke përfunduar me dënimin me burg dhe likuidimin fizik të pjesëmarrësve në luftën e lavdishme të UÇK-së.)
b. Të hiqet diskriminimi në Arsim, Shkencë dhe Kulturë;
(Komenti ynë: Në vend që të hiqet diskriminimi nga e cila do të kishim arsim cilësor dhe kuadro të shëndosha, sot jemi dëshmitar që ne i privatizuam Universitetet dhe filluam të shesim diploma duke prodhuar intelektual të rrejshëm, të egër në dorët e të cilëve i kemi fëmijtë tanë. sa për kulturë, akoma vazhdon të mbetet në këmbë statuja e Car Dushanit dhe BDI bashkë me Alternativën hanin bagla para mediumevee se këta çfar zotërinj do ta largojnë atë statu të mallkuar)
c. Të hiqet diskriminimi në ekonomi dhe administratët shtetërore;
(Komenti ynë: Në vend që të luftohet krimi i organizuar, në vend që të ndalohet korrupcioni në vend, ditë e më tepër po bindemi se ndodhë e kundërta. Në administratën shtetërore hajdutët po shtohen dhe rinia shqiptare çdo ditë e më shumë po largohet nga vendi ku në çdo vendbanim kemi pamje të mjerueeshme.)
d. Të hiqet diskriminimi në jetën politike, në procedurën e marrjes së vendimeve, në procedurat e zgjedhjeve, në procedurat e ndarrjes së zonave elektorale, etj;
(Komenti ynë: Skam çka të komentoj )
e. Të lirohen të burgosurit politik dhe të iu njihet e drejta që të kthehen të përndjekurit dhe të aratisurit politik;
(Komenti ynë: Vërtetë i kanë liruar nga burgu – Rasti Sopoti, Rasti Mostra, Rasti Harun Aliu, rasti i Ibrahim Sulejmanit, helmimet ne Gostivar, rasti i Kumanovës, … nuk duan koment, por janë raste , bëhet fjalë për njerëz.)
Vazhdon teksti i komunikatës:
Kërkojm nga vendet fqinje që të qëndrojnë të paanshme në këtë konflikt. Bullgaria, Greqia dhe çdo shtet tjetër që i sjellë Maqedonisë ndihma luftarake kundër popullut shqiptar, duhet të jenë të vetëdijshme që nuk e ndihmojnë stabilitetin dhe situatën e krijuar në këtë vend;
Ju bëjmë thirje nënave maqedone, të mos lejojojnë që bijt e tyre të bien pre e ambicieve të pushtetmbajtësve.
Shtabi i Përgjithshëm
I Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.