4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Daim Hiseni

Një bisedë me vetveten dhe pyetje për disa që kam menduar se i kam të njohur e disa prej tyre edhe shokë!!!
Para dy dekadave nuk ishim të aftësuar dhe nuk i kishim përgatitjet e duhura.
Megjithate, për një ideal dhe qëllim të caktuar u mobilizuam, u organizuam, u strukturuam dhe i qëndruam besnik betimit të dhënë dhe gjithmon ishim pran njëri tjetrit.
Sot pas dy dekadave nga ajo kohë, po pyes veten edhe ata që e gjejnë veten në këto rreshta:
Sot jemi shumë më të pjekur, më të rafinuar, më të kalitur, të aftësuar, të profesionalizuar e tj.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Vallë ku qëndron problemi që ia kthyem shpinën betimit të dhënë?!!!
Pse sot nuk jemi të organizuar si dikur?
Kam frikë që shumica prej atyre që i njoh dhe që i kemi në listat tona e kanë ndryshuar ideologjinë. Fjalën kauzë kombëtare e kanë zëvendësuar me fjalën përfitime materiale.
Ata të cilët në vitin 2002 trumpetonin se këtij populli i kishin sjellë lirinë, sot i gjejm në sofër të armikut ku mbështesin padrejtësinë.
Ata që fotografohen dhe dërgojnë kurora lulesh në varre, sot i kemi me Sashon duke bërë pazare, aty ku shahet nëna shqiptare.
Dikur komunizmi të persekutonte nëse nuk ke librezë partie!!!
Sot kush janë ata që e dëbojn dhe kushtëzon rininë shqiptare?
Sa nga ju që dikur njiheshim për shokë, sot jeni bërë zagar dhe putha dorë të sofrës së Boshkovskit dhe Mijallkovit, të Brankos ose Nikollës dhe që akoma keni ftyrë të flisni e të thoni se ju po i qëndroni besnik kauzës kombëtare.
Numër kaq të madh të narkodilerëve nuk kemi patur as në kohën e Titos, as në kohën e kralit. Sot narkodilerët dhe helmuesit e rinisë sonë i kemi nga bandat, nga flliqësirat dhe kuzhinat e vet shqiptarit.
Jeta jonë po përfundon, mirë ose keq ishte kjo që e jetuam.
Dijeni që më dhimbseni, shkaku që nuk keni patur rastin të jeni lindur nga nëna vërtetë shqiptare, të arsimuara, të emancipuara, të ngritura moralisht që të ju edukonin në frymën kombëtare.
Vërtetë më dhimbseni, ngase më tepër jeni pë tu qarë se sa për tu sharë.
Paçi veten në qafë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.