11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Daisy Elbasani

Ikona e mjerimit.

Era e marsit si pa shpirt fishkellente
Te cirrte kur kenge ulerime merrte,
Me te ftohtin e saj kallkan e brisk
Pa shpirt te priste mishin si thik.
Me ritem ere une ecja rruges
Mbeshtjelle me shallin gushës,
E me duart ne xhepa doja të gjeja
Një Zjarr brenda qe ta ndjeja ..
Me syte e mi ndiqja cdo gjë
Brenda qytetit te pa zë,
Tek hyja prej mallit pikelluar
Ne dhe te huaj prej vitesh larguar.
Njerez te cuditshem me jane dukur
Sikur shpresen kishin humbur,
Shpresen prisnin mot e mot
Aahhh ç’e do, e prisnin kot..
Disa me ze te larte bisedonin
Ooh shpirt pa ze nis e mallkonin,
Per hallet qe i kishin zënë
Per jeten ne vaj kane rënë..
Pa pritur kembet hodha avash
Ulur ne trotuar nje bukuri pash’,
Nuk ish cudi smbeta e hutuar
Brenda shpirtit e kisha takuar..
Neferiti u çfaq ne syte e mi
Mijra vjecare ajo bukuri,
Kujtdo shpirti do ti dridhej
Per kete bukuri ne mall do te kridhej..
Perpara kesaj bukurie do ndalej
Cdo piktor me penel do ti falej,
Rrembyer me sy dhe ta pikturonte
Ndoshta per te dhe jeten ta flijonte..
Ohh..! ikona syt e bukur mbante ulur
Shpatullaret me lot si qiri i qullur,
Ne eresiren e dites te verbuar josheshin
Mekur dhe pa ze digjeshin, perveloheshin.
Fustani zberthyer si bora e bardhë
Nen te hijeshonte gjoksi si nje dardhë,
Me musht qumeshti, mbushur, kullonte
Gojes se foshnjes ne acar i qendronte.
Ajo bukuri nene me perparse vjeteruar
Foshnjen mbulonte ne marsin e harruar,
Foshnja gjoksin e bukur te nenes tek pinte
Pellemba e vogel ne gjoks te nenes i rrinte..
Dukej sikur e ledhatonte dicka per ti thene
Per kenaqesin qe ai gjoks i kishte dhene,
Kur mushtin i thithte dhe thithken kafshuar
Boten ai femije sikur kish nder duar..
Ahhhh renkova per ate bukuri kulluar
Se foshnja se dinte kete bote mjeruar,
Ne syte e foshnjes gjoksi qe shihte me sy
I behej se e gjithe parajsa ishte aty..
Te mbush me qumesh ate gjoks bosh
E bukura nene kerkonte lemosh,
Kjo pamje per rreth askend shqetesonte
Vetem i madhi diell rrezet e tij dergonte..
Ikona e mjerimit koken nuk e ngrinte
Doren per lemoshe perpara shtrinte,
Dhe une ne heshtje ia degjoja klithmen
Nga brenda meje botes do i coja britmen.
E klithmen qe brenda saj ia degjon
Si ninulle mjerimi bebit ia kendon,
Ne heshtje kenga per boten e mjeruar
Pa shpirt e pa zemer gjithandej rrethuar..
Une c’kisha ne doren e zgjatur ia kalova
Shallin tim hoqa dhe foshnjen e mbulova,
S’munda te qendroj, lotë mblodha shumë
Per ikonen e mjerimit i derdha si lumë..
Lot derdha dhe per foshnjen qe nuk dinte
Qe mjerimin e atij gjoksi gjith mall e pinte,
Ate qumesht qe gjoksit i dilte si pika gjaku
Pik-pik e mblodha ja shtova ketij vargu..

D . Elbasani.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.