19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

DARDANIA NUK MASHTROHET MA!

Nga sot fillojm publikimin e liberit “DARDANIA NUK MASHTROHET MA”  SHKRUAR NGA Prof.Dr.  FLORI BRUQIKONTRIBUTI I FLORI BRUQIT NË SHKENCËN DHE LETËRSINË SHQIPTARE ...

FLORI BRUQI
DIADEMË LETRARE IV
Tiranë, 2020
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
8
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
9
P a r a t h ë n i e

DARDANIA NUK MASHTROHET MA !
Asht e vertetë se t’ huejtë na i vune piramidat e kufinit
rretherrotull nepër Trojet tona, po asnjëherë Shqiptarët,
Vllaznit tonë nder ata Troje, nuk i kanë konsiderue “të huej”!
E shka asht ma e keqja, robnuesve shekullor ju njoh edhe e
drejta e sundimit t’ atyne.
Vetem buken dhe ujin nuk mujten me ua ndalue…
E Shqiptarët vazhdueme mos me ua ndrrue emnat asnjenes
as tjetrit…
E kur donin me e kerkue t’ uritun thirrnin: “O Nanë, due
bukë e pak ujë!”…
Kjo i shtynte baballarët e tyne me ua vue emnin Flori, që
donmethanë “I artë”.
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
10
Një prej Tyne asht edhe Flori Bruqi, per të cilin jam tue
shkrue sot këta pak rreshta…
Na njohu Nana Shqipni dhe vetem dashunia per Té, pra
deshira me i hy në zemer Asaj!..
Na dukej punë e vështirë po, asnjenit e pamujtun ose me
pengesa të pakapercyeshme…
Asnjëherë nuk më bjen nder mend si u njoha me Florin,
vetem kujtoj, se gjithnjë jemi marrë vesht mirë, dhe pa u
njoh fare, me gjithë ndryshimin e moshës jemi mirkuptue.
Asnjë hije dyshimi nuk ka pasë ndermjet nesh me gjithë
distancen e larget ku ishim.
Shqiptarët kuptohen shumë mirë kur Ata, kanë qellime të
perbashkëta dhe të kjarta!
Flori gjithmonë ua ka gjetë vendin e duhun artikujve të mij,
e ndoshta, edhe ka kerkue edhe të tjera figura me pasunue
permbajtjen dhe paraqitjen e tyne estetike per lexuesit.
Po të njajten gja Flori e ban pa asnjë pritesë edhe per
materialet e të tjerve… Kjo cilsi e Florit asht shumë
domethanse kur, njeriu don me kuptue kjartë qellimin e
paster të Tij.
E kjo cilsi shihet edhe tek libri i fundit, që kemi në dorë dhe
per të cilin po shkruejmë.
Tabelat dhe ilustrimet shkencore të bajnë me harrue anen
estetike në tekstet, të cilat jo vetem janë të sakta po, edhe të
kuptueshme per lexuesin. Ana estetike e tyne asht ajo që
nuk të lejon me u shkëputë pa shkue deri në fund të temës
që trajton autori i librit.
Duhet pranue se Flori Bruqi sot asht mjeshter per
zberthimin e temave shkencore, tue ju pershtatë sejcilit
lexues që merr në dorë botimet kohore të tijat, dhe asnjeni
nuk mund të shkëputet pa shkue deri tek rreshti i fundi, ku
mbetë i habitun “si mbaroi kaq shpejt !”
I nderuem lexues, mos harro se Flori Bruqi, asht nder të
paktit që din me zgjedhë!
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
11
E kjo zgjedhje me kaq mjeshtri tregon kulturë, po edhe
perkushtim ndaj së mires.
Ja disa tema që nuk na lanë me u shkëputë nga studjuesi
dhe Profesori ynë i nderuem:
“Çështja shqiptare dhe prejardhja gjenetike e tyre”;
“Rritja demografike e popullatës në Shqipëri gjatë viteve 70 e
bëntë atë një rast përjashtimisht interesant në bllokun
lindor.”;
“Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e turpit?”;
“Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre”;
“Shqiptarëve ua prisnin kokat dhe bënin llampa me kafkat e
tyre!”;
“Askush nuk mund ta mashtrojë më popullin e Kosovës !..”,
që per mendimin tim zen një vend të veçantë në krijimtarinë
e Tij… E shikueme në prizmin Atdhetar e letrar.
Perkushtimi i Tij në këte fushë shihet ma kjartë se kudo tek
detyra që Flori Bruqi, ban si
Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “Agjencioni
Floripress” (2005).
Tue mos harrue asnjëherë qellimin e madh të Flori Bruqit:
Dashuninë per Atdhe, duhet të ndalohemi një çast dhe, të
veshtrojmë me kujdes suksesin e madh që gëzojmë sot, kur
në mes nesh kemi njëProf.Dr. Flori Bruqi, PH.D., me cilsi të
shkelqyeshme Shqiptari…
Per të cilin, Dardania e Lirë, si dhe Akademia e Shkencave
dhe Arteve në SH.B.A., duhet të krenohen…
Fritz Radovani  Melbourne, 25 Mars 2019.

LETËRSIA MODERNE SHQIPTARE NË KOSOVË DHE
DIASPORË.
E pasur dhe e bukur është gjuha jonë shqipe, nga e cila
shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare
pak e zhvilluar: rrethana historike krejt të posaçme dhe
sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i
vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje
kulturale popullit shqiptar të dashuruar për liri.
Do t`i lëmë mënjanë, edhe folklorin, i cili më vete do të
mbushte një kapitull shumë interesant, edhe atë sërë të
gjatë prodhimesh religjioze që pati filluar qysh në shekullin e
15-të, rëndësia e të cilëve është sidomos gjuhësore; e atëherë
do të shohim se pjesa e dytë e shekullit të kaluar shënon
shfaqjen e veprave të para letrare,që si me thënë mund të
merren për themelet e letërsisë sonë moderne.
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
14
Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte
afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia
amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk
ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për
atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit
shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here
ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose
autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre
pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas
luftës, në vitet 1950, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në
Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të
pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe
përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar
veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu
vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.
Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe
kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi
Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës
së gjatë me romanin dy vëllimesh “Njerëzit I” dhe “Njerëzit Il”,
si dhe “Fëmijët e lumit tim”. Para tyre Hivzi Sulejmani do të
shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë
moderne.
Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në
Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 e sidomos me
emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga,
Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja,
Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti etj.
Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi,
Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet
Kraja, Musa Ramadani, Iljaz Prokshi, Agim Vinca, Nuhi
Vinca etj.
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
15
Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen,
të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të
tyre (Adem Istrefi etj).
Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj
intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të
afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan
rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi,
Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe
këtu) etj.
Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht
në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e
shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë
e Murat Isakut, Teki Dervishit, Abdylazis Islamit, e më pas,
me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim
Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një
personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më
i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë), por shumica e veprave
të tij nuk janë në gjuhën shqipe.
Letërsia moderne shqiptare në diasporë
Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e
ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore
shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë
gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht
nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së
Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni,
Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë.
Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare
mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:
Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani,
Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, etj.
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
16
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore
shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj
dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin
shqipen.
Në përgjithësi mund të thuhet se një “rilindje” e letërsisë
arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe
nisi të botohej revista “Shejzat” nga Ernest Koliqi në Romë e
më pas revistat “Zgjimi”, “Katundi ynë”, “Zjarri”, “Zëri i
Arbëreshëvet”, “Lidhja”, “Bota shqiptare” etj.
Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi
poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të
tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si
shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe
vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen
përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko
Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë
qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet
prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të
letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra,
1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit,
etj.
Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me
pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më
të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë
e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht
me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma
derën zonja mëmë, 1990 etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar
me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i
angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe
kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
17
arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i
arbërit rron. Vuan dega e hershme.
Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i
shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës “Bota
shqiptare”, i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,
ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen
të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e
t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për
tokën fisnike të Horës etj.
Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë
shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një
rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar,
por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar
shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta
kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së
miri, është Rumania. Një ndër personazhet më të
rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor
Eftimiu (1889 – 1972), autor i rreth njëqind vëllimeve letrare
të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij
janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë
së tij në malet e vendlindjes.
Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës
kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur
organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që
vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe,
është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e
libra me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore
shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive
kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar
shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke
ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të
regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
18
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që
jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 – 1992).
Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë
bashkëkohore shqiptare.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi
veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa
(1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave
shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e
polemist.
Më 1944 ai dre`tori revistën “Kritika” dhe po këtë vit botoi
librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në
vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane
deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar
në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin
me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera.
Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe
në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës
së parë, ku operon me metoda moderne studimi.
Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen
përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur
në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të
komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar
dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën
shqipe.
Në fund sot një plejadë e tërë të rinjsh po ecën në gjurmët e
Mjeshtërve të vet. Kostë Çekrezi, Gj. Bubani, S. Malëshova,
Z. Fundo, ia kanë hapur rrugën zhurnalizmit.Tajar Zavalani,
me një gjuhë popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritë e
letërsisë ruse, me përkthimet nga Tolstoi, Çehovi e Gorki.
Ernest Koliqi përkthyes i disa klasikëve italianë, në ‘’Novelat’’
e tij të punuara me një stil mjaft të këndshëm, pasqyron
qëndrimin e vet ‘’borgjez’’.
Midis shkrimtarëve që s’janë ende veçse në periudhën e
shkrimeve fillestare, disa duan të marrin pjesë në Gostinë e
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
19
perëndive,ndërsa disa të tjerë, jo aq ambiciozë, kënaqen
vetëm duke ngjyer bukën e tyre në çanakun modest të
bariut, të fshatarit dhe të punëtorit.
Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe
studiuesish letrarë që krijojnë prej viteve 90-ta në diasporë si
Eshref Ymeri, Rasim Bebo, Gjek Marinaj, Kolec Traboini,
Agim Bacelli, Adnan Mehmeti, Kozeta Zylo, Raimonda Moisu,
Iliriana Sulkuqi, Rita Salihu, Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir
Andoni, Peter Prifti, Dalan Luzi, Zef Pergega, Luigj Çekaj,
Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca, Fatmir Terziu,
Engjell Shehu, Gëzim Ajgeraj, Elvira Dones, Ornela Vorpsi,
Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu, Hasan Aliaj, Shefqet Dibrani,
Brahim Avdyli, Ymer Shkreli, Pal Sokoli etj.
Shkrimtaret e ekzilit…
Poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj duhet të përfshihen në
historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë
e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në
të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Shqipëri por
edhe në Kosovë.
Në Itali sidomos është prezent një qark letrar i autorëve
shqiptarë që shkruajnë letërsi në gjuhën italiane. Autorë që
fitojnë çmime letrare me botimet e tyre, por që fare pak
njihen në Shqipëri. Ndoshta sepse dhe ne vetë mendojmë “se
ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”,
shkrimtarja rumune Herta Müller që shkruan në gjuhën
gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur
mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ky fenomen është i
natyrshëm një fenomen global, ku shqiptarët nuk kanë pse
të jenë përjashtim. Nuk është një proces i stisur apo i
paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht
një proces normal i të shkruarit. Janë shumë autorë
shqiptarë, le t’i quajmë të shkrimtarë në ekzil, që po
Flori Bruqi – Diademë letrare IV
20
prezantohen sukses. Mes tyre dallojnë katër shkrimtare
femra. Librat e tyre kërkohen dhe botohen nga shtëpi
prestigjioze botimi. Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli”
dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi (‘Einaudi’)
janë treshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali. Kësaj
treshe i bashkohet Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në
Francë me logon ‘Fayard’. Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë
të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto
shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre.
Femra, herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë është
gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën
diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet
e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e
tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore
shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë
të huaj…
Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare
“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë”. Besa Myftiu
nuk do të mund të shkruante asnjë nga historitë e saj në
gjuhën shqipe. Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në
shqip. I druhet dhe paragjykimeve, ndaj ka zgjedhur rrëfimin
në gjuhën frënge. E bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu, ka
shkruar dhe botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit “Dashuri
në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë.
Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më
qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje
organike. “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do
isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë.
Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më
sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke
menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se
në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.