Me buje te madhe u shoqerua marveshja trepaleshe, per te ahtuquajturen, REFORME ZGJEDHORE,ne SHQIPERI.
Bisedime pas bisedimesh,akuza,fyerje,nderprerje te gjata te bisedimeve, deri diten qe ra gongu e pas tij,te gjithe, kombetare e nderkombetare, nen presionin se “nuk ka kohe per ndryshime”, e ruajten statuskuone.
Po ta shohesh ftohte mareveshjen, shqiptaret jane po aty, ku kane qene edhe me pare.
Çorben do ta gatuajne perseri ata qe e gatuan per 30 vjet me rradhe.duke e lene Shqiperine ketu ku eshte sot, me shume probleme dhe me gjysmen e popullit ne emigracion.
Politika mund te festoje sepse ata,politikanet do ti ruajne perseri privilegjet; mund te festojne edhe nderkombetaret por duhet ta dine te gjithe se kjo dite e nenshkrimit te kesaj marveshje, nuk eshte e mirepritur nga shqiptaret.
Te gjithe jane te bindur se kjo sorollop, reforme e ka lene perseri Shqiperine, jo ne duart e shqiptarve por ne duart e tre kryetarve.
Perseri ata te tre, do ti bejne listat, ata te tre do ti zgjedhin deputetet e pas kesaj, kuvendi i Shqiperise do te kete ngjyren qe ka patur 30 vjet me rradhe,nje ngjyre e ndezur e konflikteve formale e denigruese,se paku edhe per kater vjet te tjera, deri ne zgjedhjet e reja parlamentare.
Perseri gjysma e popullit shqiptar qe eshte ne emigracion, ashtu si edhe me pare, nuk do te mund te votoje, duke e lene fatin e zgjedhjeve, ne duart e nje administrate te politizuar,ne duart e nje sistemi te drejtesise te kriminalizuar dhe ne duart e te forteve te politikes e bisnesit prane saj.
Ndryshe nga vendet me demokraci te zhvilluar, ne SHQIPERI,pas nenshkrimit te kesaj marveshje si dhe pas deshtimit te reformes ne drejtesi,qarkullimi i elitave politike, perfundimisht behet i pamundur.
I gezofshim politikanet tane miliardere,afatgjate,kryelarte e te pandeshkuar.
Tu bafte shndet e te falemnderit,
Bejta jote peshe m’ka çue,
Dy-tre vargje, n’pike t’sabahit
Shpejt e shpejt me ti dergue.
Populli fort i lodhun asht,
Prej merzise e prej skamllekut,
Veç sallate e buke me djathe,
I ka trete shija byrekut.