14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Dashamir Uruçi

KUSH I KA KËNDUAR MË BUKUR DASHURISË…?
NAIM FRASHERI
Do të shkrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As me thua
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj.?
MIGJENI
Melodi e këputun-lot i kjartë nga syni
i nje grues së dashtun…
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
nje andër e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
LAZGUSH PORADECI
YJTË-e ndezur si fingjill,
Që vërtitin palë-palë
Prej mosgjëje zunë fill
Plot me jetë- e mall tē valë.
Zunë fill me dashuri
Që kur bota zu të ngjizet,
Pa sikush për shok te ti
Përvëlohet edhe ndizet.
Shenim:
I mirëpres vlerësimet tuaja.
Jo vetem COVID por edhe pak mjaltë nga më të mëdhenjtë e poezisë shqiptare…!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.