13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Dava Gjoka

UNË JAM SOVRANI !!!
Unë jam populli
Që n’emrin tim , keni folur shumë vite
Jam sovrani që në dorë kam vetëm votën
Për ju unë jam , kryefjala e çdo dite !
Ma dëgjo ti, fjalën time
Siç të dëgjoj unë ,ty politikë
Unë flas një herë kur bëhen votime
E ti më flet me gënjeshtra çdo ditë !
Unë jam sovrani që n’piedestal të ngre
Kur votën time, unë , ty ta jap
Por mos harro se shtatë pash nën dhe’
Do t’biesh nga unë ,ti ,prap se prap ‘ !
Kujdes pra , ti politikë
Mjaft me mashtrime prej kaq shumë vitesh
Mbaji premtimet që jep çdo ditë
Se nga sovrani erdhe e nga sovrani do t’ikësh !
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 29 Prill 2021
“”””””””””””””May be an image of Dava Gjoka
MOS HESHT, POR SHKRUAJ !
Mos hesht i tha pena poetit !
Më ngjyej në aromë lulesh si herë të tjera
E më dërgo në breg të detit
Atje ku vijnë vargjet si fllad që sjell Pranvera !
Mos më ler ti mënjanë !
Vazhdo të shkruash i thotë pena poetit
Zbriti ti vargjet ngadalë si një zanë!
E siç puthet vala me bregun e detit !
Më dërgo poet atje në lëndinë !
Ku të dashuruarit rrinë përqafuar
Shkruaj ti vargje për dashurinë
Ashtu siç gjithmonë ,ti poet ke shkruar !
Mos hesht tha pena dhe ti poete !
Vazhdo ti, vargjet bukur me i qendis
Ti shkruajmë sëbashku halle e derte !
Kësaj jete të re që shpejt ka me nis !
Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 28 Prill 2020
Karantinë në shtëpi për shkak të Koronavirus !
No photo description available.
Bruna Softa, Xheladin A. Çitaku dhe 20 të tjerë
8 komente
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.