13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Dava Gjoka

DORA E NANËS !

Ngrohtësinë e dorës ‘nanës

Nuk e gjen askund në botë

Edhe n’dimër e n’terr të natës

Dora e saj është prap e ngrohtë !

Sa herë n’gjumë ulem të fle
M’vjen ndërmend dora e nanës
Se harroj unë kurrë atë
Kur më mbulonte n’mes të natës !
Sa herë nana m’prekte flokët
Menjëherë më vinte n’gjumë
Tash s’po mundem me i mbajt lotët
Dorën e saj ,kur kujtoj unë !
Edhe shpirti shumë më dhemb !
Kur kujtoj dorën e ngrohtë
Eh sa herë me vete them
Si dora e nanës s’ka në botë !

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 15 Maj 2020

“”””””””””””””””””””””

GJITHÇKA FALLCO NË KËTË JETË !

Një miqësi në realitet
Qoftë ky mik apo dhe mike
S’mund ta njohësh asnjë jetë
E jo më,brenda një dite !
Ndërsa këtu në internet
Mund të bësh shumë miq e mike
S’ka rëndësi si mund të jetë
Ti e “njeh”brenda një dite !
Ka .ca njerëz që kurrë s’të shkruajnë
Në komente si të tjerë
T’shohin n’linjë e shpejt të “gjuajnë”
Edhe shkruajnë n’mesenxher !
Ca të tjerë të lajnë e t’lyejnë
Me fjalë t’ëmbla në komente
E me pas ata të shtyjnë
Në miqësi s’je më prezente !
Sapo nxjerr ti një postim
Duhet t’jesh shumë vigjilent
Sa më shpejt duhet pastrim.
Fjalëve t’shkruara në koment !
Sa të sheh n’fotografi
Menjeherë ty ta çon ftesën
Ti e pranon sot në miqësi
E pendohesh që të nesërmen !
Në fb me një klikim
Mund të bësh plot miq e mike
Prap se prap me një klikim
I heq t’gjithë brenda një dite !
Përse asaj i komentove
Të thotë tjetra n’mesenxher
Sa shpejt mua më harrove
Mos e bëj këtë tjetër herë !
Dikush t’thotë eja për kafe
Dikush t’thotë eja në plazh
E ti ndrrojmë dy a tri llafe
E nga afer t’njihemi bashkë !
Cdo ditë ftesa njeri tjetrit
Si nga meshkuj dhe nga femrat
A po vjen sot per vizitë
E të dy ti lidhim zemrat !
Tjetra t’thotë po të largoj
Sa keq m’vjen per ty moj mike
Mikja jonë shume xhelozoi
Njerën nga t’dyja më tha hiqe !
M’vjen shume keq qe te largova
M’tha me vonë mikja e” penduar”
Miken tjetër e “mallkova”
Që për ty m’ka xhelozuar !
Prandaj sot në këtë jetë
Gjithçka fallco është ndërtuar
Dhe jo vetëm n’internet
Askujt n’botë s’duhet besuar!

Dava Gjoka Lleshaj Tiranë 15 Maj 2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.