16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Dava Gjoka Lleshaj

STOLI I PUTHJEVE..L'immagine può contenere: spazio all'aperto

Nuk e di se si mu kujtua takimi ynë i parë
E për çudi mbaj mend dhe stolin ku ishim ulur
Mbaj mend që disa çaste mbetem veç duke u parë
E më pas të dy bashkë në atë stol ne jemi puthur

Sa herë kur me bie rruga të kaloj nga ai vend
Dhe shikoj stolin ,sigurisht ,që është vjetruar
Menjëherë kujtimet me vijnë ndërmend
Bashkë me atë puthjen që kurrë s’kam për ta harruar

Në atë stol kushedi sa të dashuruar janë ulur
Sa herë them kështu me veten time
Sa ëndrra për dashurinë aty janë thurur
Eh ,sa puthje mbeten veç kujtime !

Tiranë 2 mars 2018.. Dava Gjoka Lleshaj ..

ERDHI MARSI !L'immagine può contenere: uccello

Mirë se erdhe muaj Mars
Sot gjithçka po m’duket ndryshe
Eja pra ,se po t’thërras
E po të pres ty dallëndyshe !

S’ta kam prishur ty folenë
Ta kam lënë ashtu siç ishte
S’është nevoja t’ndërtosh t’renë
Eja pra moj dallëndyshe !

Po të pres si herë të tjera
Hapi krahët e fluturo
Se tash erdhi dhe pranvera
Të rrimë bashkë e më pas shko !

Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 1 Mars 2020

HIPOKRIZI…

HIPOKRIZI SHPEJT MU HIQ QAFE
PSE MË RRI KËTU PËRBALLË
PA MË THUAJ ,ME MUA Ç’PATE ?
S’TË BESOJ MË N’ASNJË FJALË

N’SY MË FLET ME FJALË TË MIRA
MË NGRE N’QIELL MË LART SE RETË
IK NGA UNË HIPOKRIZI
M’LE REHAT E T’RRI E QETË

S’JU BESOJ MË FJALËVE TUA
AS BUZEQESHJES TËNDE ” T’ËMBËL”
HIPOKRIZI, IK TI NGA MUA
MOS TË PAFSHA AS NË ËNDËRR

DAVA GJOKA LLESHAJ
TIRANË 1.2.2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.