22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Dava Gjoka Lleshaj

“MYSAFIRI ” I PABESË !May be an image of Dava Gjoka, standing, pemë dhe ambiente të jashtme

“Mysafirin”e njoha,sapo n’derë e pashë
Dhe pse në fytyrë ishte krejt i zi
Prap ti qenke ,me vete thashë
Që hyn e del në çdo shtëpi !
Sikur të kam parë edhe një herë
Apo këtë punë çdo ditë ,ke ti ?!
Të bredhësh derë më derë
E të hysh në çdo shtëpi !
Rrugën, ti ,si e mësove ?!
“Mysafir” a nuk më thua ?
Kujt nga dora i shpëtove ?
E ma gjete shtëpinë mua !
Disa herë fytyrën ke ndërruar
Tek askush nuk shkon njëlloj
“Mysafir” i padëshiruar
Kush nga dora të lëshoi ?!
Ik ,largohu, nga kjo derë !
“Mysafir ” me shumë fytyra
Se pas Dimrit ka Pranverë
Me plot lule ngjyra ,ngjyra !
Pa Pranverë s’ka stinë të tjera
“Mysafiri” i pabesë
Ik se tash po vjen Pranvera
S’mund t’mi vrasësh Diell e Shpresë !
Dedikuar Covid ’19 , që këto ditë ndodhet “mysafir ” i paftuar dhe në familjen time !

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 22 Shkurt 2021

“””””””””””””””””””””No photo description available.

NANA DO TI MBLEDHË FËMIJËT
Pse Europë bëre me hile
Ndave nanën ti nga bijat
Plagë e vjetër do shërohet
Kur gjithkush të marrë të tijat
Pse u tregove kaq katile
Dhe nuk ndave siç takon
Por ta dish se për këtë hile
Koha ty veç të mallkon
Pse ja more degët pemës
Rrënjët e saj janë ngulur këtu
Pse ja shtove dhimbjet zemrës
Me këtë ndarje që bëtë ju
Do vijë dita të bashkohen
Degët e pemës ku kanë lind
Plagët e zemrës do shërohen
Nana do ti mbledhë fëmijët

Tiranë 18 shkurt 2018…Dava Gjoka(Lleshaj)…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.