7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Dava Gjoka Lleshaj

JETO JETËN TËNDE !

Gjithmonë e gjuajnë pemën me kokrra
Mbaje mend, ti , o njeri
Mos dëgjo se çfar thonë Bota
E mos u jep rëndësi !
Eh , kjo tokë mban shumë mbi vete
Të mirë e të këqinj
Jeto t’mirat e kësaj jete
Të tjerat s’kanë rëndësi !

Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 18 Shtator 2021

“””””””””””””””””””””””””””””

NËNË E NANË !
Alfabetin po ta ndërroja !
Ti vendosja shkronjat me radhë
Shkronjën “N” do ta ndryshoja !
E ta nxirrja në vend të parë !
Edhe “Ë “në bashkë me “A”në
Do ti nxirrja në vend të dytë !
E t’shqiptoja NËNË e NANË
Ty të kam si dritën ,sytë !

Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 18 Shtator 2019

“”””””””””””””””””””””””””””””

AS DHEU ,DASHURINË NUK MUND TA TRESË !
Ti që largove puthjet e përqafimet !
Ti që krijove distancën me njerinë
Edhe në varr do të zënë mallkimet
E kockat rehat nuk do të rrinë !
Ti dorë tinzare që vrave njerëzimin !
E mbarë Botën mbylle në karantinë
Ti që mbolle dhimbjen e trishtimin
Nuk mundesh kurrë ta vrasësh dashurinë !
Se dashuria lindi me njerinë !
E kurrë ajo nuk mund te vdesë
S’mbyllet dashuria në karantinë
As dheu , dashurinë kurrë s’mund ta tresë !

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 18 shtator 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.