13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Dava Gjoka Lleshaj

KUR JETA TË LE PA FJALË …..!!!

Kur jeta të le pa fjalë
Ti ,kurrë mos u dorëzo
Se asgjë me vete ,s’ke për ti marrë
Ndaj nisja këngës e mos ndalo !
Kur jeta të hedh në njerën anë
Mos harro se t’pret në anën tjetër
Kështu dikur e kanë thanë
Një fjalë të mençur e të vjetër !
Këndoji , ti ,jetës o njeri
Hidhi në pentagram ngjyrat e saj
Me më të bukurën melodi
E thurja këngën pa lot e vaj !
Lëre jetën të rrjedhë si një ujëvarë
E para saj mos u dorëzo
Dhe kur ajo të le pa fjalë
Merrja ti këngës ,pra , mos harro !

Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 19 Korrik 2021

“”””””””””””””””””

NJË DITË ….
Një ditë do të vdes e këtë shumë mirë e di
E vetmja gjë që s’mundem ta kundërshtoj
Eh ,sa çudi !
Me gjithçka tjetër ,dua të luftoj !
Atëhere pse u dashka të dal kundër gjithçkaje?!
Për sa kohë unë do t’jem gjallë!
I them vetes ,merre jetën në formë shakaje !
Se një ditë vdekja do të të marrë !

Dava Gjoka Lleshaj Tiranë 19 korrik 2019

“”””””””””””””””

TI …… !!!
Çfar kërkon ti vërdallë botës ?!
E je bërë si hije ferri !
Pse kaq varre i hape tokës ?!
Tek njerëzimi hyri tmerri !
Çfar kërkon ti nga njerëzimi ?!
E çdo ditë u rri përballë
Hija jote e trishtimi
U merr jetën radhë pa radhë !
S’dua emrin ta përmend !
Dua jetën ta jetoj
Mos u sill vend e pa vend
Jetën zoti e krijoi !
Jetën t’gjithë e kanë të shkruar !
Që në ditën kur kanë lerë
Përse vjen hije e trishtuar ?!
E sillesh botës derë më derë !!!

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranê 19 Korrik 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.