7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Dava Gjoka (Lleshaj)

BUZEQESHJE SHPIRTI
Dua të qesh siç ma don shpirti !
Se çastet e lumtura zgjasin shumë pak !
Kush nuk tha e nuk e diti ?
Se nga mërzitja një ditë u plak !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 31. 8.2019
“””””””””””””””””””””””””

…..JU..
Ju që kaq vite po shkelni mbi këtë popull
A e mendoni se s’do ta keni të gjatë
Ju që sot po ju vjen mendja rrotull
Do tu vijë dita ,veç prisni dhe pak
Ju që menduat se demokracinë na e sollët vetëm ju
Ju që në emër të popullit s’latë gjë pa bërë
Ju që gjithçka keni zaptuar këtu
Do tu vijë dita të ikni të tërë
Ju që në emër të demokracisë
Rrëmbyet male,fusha e dete
Ju që në emër të lirisë s’latë asgjë për ne
E ju, që të gjitha i morët për vete
Jo more të mallkuar
Demokracia nuk është kështu
Ju ti merrni të gjitha për vete
E populli tu shikojë çfar bëni ju
Si nuk u ngopët kurrë duke e rjepur këtë popull
E as doni t’ja dini për të
Hapni sytë e shikoni rreth e rrotull
Se demokracia s’eshtë veç për ju ,por edhe për ne
Dava Gjoka (Lleshaj)
31 gusht 2018
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Dava Gjoka

PER TY
Sa herë shkruaj vargjet e mia
I pari mi lexon ti
Jemi bashkë unë ,ti e poezia
Je frymëzimi im, kur t’shoh në sy !
Dava Gjoka Lleshaj,Tiranë 31 Gusht 2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.