20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Dava Gjoka Lleshaj

MIKS POEZIE !
Do të shkruaj sot një miks poezie
Ta shijoj vargun ashtu si të jetë
Brenda të ketë dy fjalë dashurie
Të dua ty , të dua përjetë !
Një miks me vargje dua të shkruaj
Të dala nga shpirti në thellësi
Fjalën “të dua ” dhe ti ma thuaj
E unë ta ruaj në miks poezi !
Një miks me vargje e dua sot
Ta shijojmë bashkë unë edhe ti
Brenda të ketë dashuri e lot
Ndryshe nuk quhet miks poezi !
Një miks me vargje ,shkruaje çdo ditë !
Kështu më thotë poezia , mua
Që të mos vdesin kurrë dashuritë
Nxirre nga zemra fjalën “të dua ” !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 13 Prill 2021
“”””””””””””””””””””
GJARPËRI E XIXËLLONJA !
Duke ecur rrugës në mbrëmje vonë
Gjarpëri ,xixëllonjës i zuri pritë
Me dritën tënde moj xixëllonjë
Mi verbove mua ,të dy sytë !
Në errësirë , kurrë nuk mund të ecësh
Ju kthye gjarpërit e urta xixë
Unë të ndriçoj udhën që n’terr t’mos mbetesh
E rrugën ta kesh ti ,plot me dritë !
A mund të më thuash mua o gjarpër
A ke parë të keqe ndonjëherë nga unë ?
Ti që përdridhesh e bëhesh si drapër
Nga drita ime ,veç sheh më shumë !
Asnjë të keqe s’kam parë nga ti
Ju përgjigj gjarpëri aty në vend
Thjeshtë ,drita jote ,m’verboi këta sy
E s’mundem ta shoh ,shkëlqimin tënd !!!
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 12 Prill 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.