Dava Gjoka

PËR TY KANDIDAT !
Ti o deputet
Që sot je kandidat
Një herë në katër vjet
Vota kërkon prap ‘ !
Tash s’më vjen në derë
Për të më mashtruar
Nuk bën si atëherë
Stilin ke ndryshuar !
Ke ndryshuar zonën
Vetëm për mashtrime
E kërkon ti votën
Duke bërë premtime !
Në fushatën e parë
Të pashë veç një herë
E katër vjet me radhë
S’erdhe më në derë !
Nuk vjen në derën time
Tash shkon në derë tjetër
Për të bërë mashtrime
Në stilin e vjetër !
Ku i ke premtimet
Që mi dhe në derë
Apo veç mashtrime
Si një herë ,përherë !
Dije mirë o kandidat
Nuk bëj më si atëherë
Votën time kot se jap
Pa u menduar disa herë !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 24 Mars 2021
“”””””””””””””””””””””May be an image of Dava Gjoka
BËJ SIKUR …SIKUR..
BËJ SIKUR NUK SHEH
E BËJ SIKUR S’KUPTON
BËJ SIKUR NUK NJEH
E BËJ SIKUR S’DËGJON
BËJ SIKUR NUK SHEH
DHE PSE MIRË SHIKON
BËJ SIKUR SE NJEH
ATË QË TË LËNDON
BËJ SIKUR BESON
KUJTDO QË BESË NUK KA
BËJ SIKUR S’KUPTON
KUJTDO QË FJALËN S’MBA
BËJ SIKUR….SIKUR….
DHE PËR GJËRA TJERA
ATË QË S’MENDON KURRË
ZOTI TA SJELL TEK DERA
DAVA GJOKA LLESHAJ…TIRANË
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.