12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Dava Lleshi

Te pres o drite

Te dalesh cdo mengjes syte ne dritare,
Para se te dalesh shoqeri me henen,
Mendoj thellë duke falenderuar,
Lavdia ty o Zot , qe sot me ke zgjuar!
Asnje fjale nga vetja nuk di të shkruaj,
Filloi dora ime për të të lartesuar,
Mendja dhe zemra nga Zoti drejtohen,
Që kur Krishti ështe Zot, m’u zbulua!
Dielli lind ndryshe ne dritare,
Dita plot gezim, permbi situatat,
Sa me e thellë erresira ne nje dhomë,
Kur në të hy drita , shkelqen më fort!
Rret rrotull s’e di a ka lindur dielli,
Me forcat tona nuk e ndiejme dot kurrë,
Nese Krishtin e leme diku ne qoshe,
Lodhu sa te duash , jeta jone është boshe!

Nuk e shpik nga vetja asgje nuk di,

Para 2000 vitesh dhurate nga Perendia,

Që t’i pëlqesh Atij, kalo permes Krishtit

Kjo eshte oferta e vetme e Tija!

“””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“E marre” per tu pranuar nga te zgjuarit
S’varet e verteta e Perenďise nga ne,
Në shkrimin e shenjtë gjithçka u shenjua,
Le t’i pershtasë sipas qejfit njerezia,
Eshte e vulosur per fatin e secilit!

As vepra , as grada , as filozoflleku ,

Mund t’i japesh ngjyra te genjesh veten,

Sillu perdridhu gezohu ne të ,

S’e ndryshon dot te verteten!

“””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Paqja me ju
Pse ligjet nxori i pari Perendia?!
Mbreterit perandoret e shtetet mbare,
Gjykatesi me çekiç ,i bie tavolines,
Mundohet me hir e pahir te te shpall fajtor!
O i lartesuari i madherishmi Perendi,
Gjithë njerezia i thurin vargje krijimit,
S’e di nga burojne keto fjale shprese,
Paqja me ju, per të gjithe njerezimin!
Asgje me shume s’po bej une sot,
Te vërtetës po i qendroj besnik ,
Çisternat e prishura me not kane zbarkuar,
Ligjit t’i neshtrohen njerezia ka pranuar!
Nuk jane hamendesimet e mia ,
Shpresoj me shpirt gjumi te te prishet,
Te kerkosh te pish uje tek burimi i gjallë,
Momenti, per rizgjim mbarëkombetar!
Nese e verteta qendron tek fetarizmi,
Pse ky komb nuk u gezua nje dite,
Mos i mbani peng njerezit o fetare,
Drejtojeni tufen tek Krishti i gjallë!
Ringjallja e Krishtit rifillon jeta,
Besim , pendim, falje ne gjunje,
Shkoi ne kryq , per ne u be mallkim,
Te rilidhemi perseri me Perendine!

Në Krishtin ka siguri, paqja në ty,

Dora e Tij kurrë s’të leshon,

Njerezit s’te duken si peme pa gjethe,

Secili prej tyre te ofron, nje burim jete!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.