“”””””””””””””””””””””””””””””
DALLËNDYSHET E LIRIDONIT !
O gjyshe, o gjyshe!
Ja shiko, u kthye një dallëndyshe.
Shiko gjyshe edhe një tjetër.
Ka zenë vend pranë shtëpisë së vjetër!
Thërret gjyshen Liridoni,
shiko gjyshe u mbush ballkoni!
Dallëndyshet, kthehen përditë…
varg e vijë i rrethojnë çatitë.
Thotë gjyshja, Liridon mos u habit!
këtu vetë i kanë ndërtuar shtëpitë.
Këtu pranë nesh jetojnë përherë…
kudo që shkojnë, kthehen në pranverë!
O gjyshe, edhe mbi pemë paska plot!
Dallëndyshja kët’ çerdhe e bëri sot.
Dje, s’kishte këtu asnjë dallëndyshe…
i gëzuar thoshte Liridoni, shiko gjyshe!
Atje tek dardha, atje tek qershia…
të gjitha këto janë dallëndyshet e mia.
Ndaj u thotë shokëve përditë Liridoni…
për t’i trembur as mos guxoni!
Nga vellimi: “DASMA E GJINKALLËS” me (Poezi-Fabul-këngë )