13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Dava Nikolli

KUR GËZOJNË FËMIJËT !

Kur gëzojnë fëmijët,
shkëlqen dielli rreze artë.
Flori ngjyrash lëshon përmbi çati,
oh, sa buzëqesh ai top i zjarrtë!
Kur gëzojnë fëmijët,
hëna si dielli e ndriçon natën.
U qesh nuri e u gëzon shpirti…
me yjet e horizontit ata maten!
Kur gëzojnë fëmijët,
u buzëqesh e lumturuar fytyra.
Edhe zogjtë me fëmijët gëzojnë…
me ato buzëqeshje lulëzon natyra.
Kur gëzojnë fëmijët,
në vetvete ndjejnë forcë e siguri.
Kënga e tyre deri në qiell shkon…
e kanë zemrën plot me dashuri!
Kur gëzojnë fëmijët,
edhe prindërit gëzojnë me ta.
Lodhjet e sakrificat i lënë pas…
për bimët e shpirtit, bëjnë gjithçka!

Nga vellimi per femije: “Dasma e gjinkalles”

“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i libër

MIRUSH FRIKACAKU !
Njëra dorë ka pesë gishta,
edhe tjetra po ashtu thotë, Mirushi.
E mbledh grushtin kur zë prita,
pastaj mbi kokë u bie grushti!
Kështu Mirushi mburret përditë,
i duket vetja më i fort se luani.
Kur është pa shokë ka shumë frikë,
me shokë i shkon mirë tupani.
O Mirush o vesh llapush!
Përditë shokët e thërrasin.
Trim siç je ti nuk është kërkush…
hajde ore e të luajmë futboll i bërtasin!
O Mirush ore rrapatush!
Mos ki frikë sa të jesh me ne.
I thonë shokët përditë Mirushit…
dhe fillojnë të këndojnë me zë.

Kështu Mirushit nga pak i doli frika,

bashkë me shokët luan me top.

Nuk i numëron më shokët me gishta…

sot e rrethojnë shumë miq e shokë!

“””””””””””””””””””””

DALLËNDYSHET E LIRIDONIT !
O gjyshe, o gjyshe!
Ja shiko, u kthye një dallëndyshe.
Shiko gjyshe edhe një tjetër.
Ka zenë vend pranë shtëpisë së vjetër!
Thërret gjyshen Liridoni,
shiko gjyshe u mbush ballkoni!
Dallëndyshet, kthehen përditë…
varg e vijë i rrethojnë çatitë.
Thotë gjyshja, Liridon mos u habit!
këtu vetë i kanë ndërtuar shtëpitë.
Këtu pranë nesh jetojnë përherë…
kudo që shkojnë, kthehen në pranverë!
O gjyshe, edhe mbi pemë paska plot!
Dallëndyshja kët’ çerdhe e bëri sot.
Dje, s’kishte këtu asnjë dallëndyshe…
i gëzuar thoshte Liridoni, shiko gjyshe!

Atje tek dardha, atje tek qershia…

të gjitha këto janë dallëndyshet e mia.

Ndaj u thotë shokëve përditë Liridoni…

për t’i trembur as mos guxoni!

“””””””””””””””””””””””””””””

DIKUR, MË THE
-një ish mikes-
Më the se të mungonte një mike,
ndaj unë ta zgjata dorën bujarisht.
Më tërhoqën fjalët e tua flladike,
por, nën maskë s’të lexova dot fillimisht!
Udhëtuam një copë udhë të mirë,
pa e kuptuar njera-tjetrën në brëndësi.
Vonë e kuptova se ishe djalli me brirë,
dhe nga sinqeriteti im përfitove ti.
Më the s’kishe takuar shpirt-njeriu.
Të respektova si veten time, denjësisht.
Kur unë e gëzoja miqësinë me ty…
ti rrëshkisje pas times shpinë tradhëtisht.
Zonja dhelpër kështu bën me miqtë,
i provon si rrushin, më pas i hedh në kosh.
As sot shumica nuk e njohin, mjerisht,
kur i përdor në klanet e veta, kokat bosh!

Shkeputur nga vellimi: “DIMRAT E FATIT”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.