23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Dava Nikolli

 

MERGIMTARI…

Mergimtari…
ngjyrën e muzgut vesh.
Dritëhijet i merr përdore…
tallall bëhët në çdo shesh!
Një fidan shprese mbjellë,
kudo që i shkel këmba.
Të nesërmën me shpresë arnon…
në sekond t’punës i rreh zemra!
Me kripën e lotit,
ushqimin e tij përditë gatuan.
Në mendje uratët e Zotit…
edhe kur diellin ia mohuan!
Mergimtari…
udhëve të botës xhep bosh.
Familje jashtë e brenda Atdheut,
kurrë s’e mbush t’mjerin kosh!
Mergimtari…
duke përtyp dhimbjen zgjohet.
N’shpinë thesin me ëndrra ka…
e me ëndrrat rebelohet!

Shkeputur nga vellimi: “DITARI I SHPIRTIT”

 

FITORET E HUMBJET.
Sa herë fitova,
nuk më lanë rradhë të flas unë!
Në heshtje veten e falënderova.
Medalja në qafën time foli shumë,
dhe s’e mohoj fort u gëzova,
aq sa…loti derivat isha unë!
Sa herë fitova,
s’kisha nevojë për të shpjeguar!
Kokën e mbaja në heshtjen e krenarisë.
Shpirti ishte gati për të fluturuar
me zemrën që rrihte fort,
më dukej sikur kisha zaptuar kët’ botë!
Sa herë kam humbur,
kam ikur kokëvarur dhe e pa fjalë.
Me shumë entuziazëm flisnin “miqtë” për mua.
Gëzonin ata, çdo herë në timen disfatë (me tallje).
ndërsa përballë…eh, tundnin kokën
e kafshonin buzën gjoja me keqardhje.
Oh, ç’paradoks
janë humbjet e fitoret.
Të përbashkët kanë lotët,
por të ndryshme…emocionet!

 

NËSE DËSHIRON…

Nëse dëshiron t’i thuash diçka jetës,
prit momentin, prit kohën?!
Këtë, pëshpëritja gjatë vetës…
aq gjatë, sa ta lodhësh edhe kokën!
Nëse dëshiron t’i thuash diçka jetës,
matu njëqind herë, e prejë një.
Më tëpër s’e kurrë, thirri ndërgjegjes,
përmes metaforës lëshoja një zë!
Nëse dëshiron t’i thuash diçka jetës,
fol me maturi, mendohu mirë.
T’u i vu vetullat ia nxjerr sytë të mjerës,
e fundos jetën tënde në errësirë.
Nëse dëshiron t’i thuash diçka jetës,
shpërtheja kornizat e shpirtit asaj.
Mos e kërko burimin e imagjinatës…
të ushqesh trurin me sklerozen e saj.

Nëse dëshiron t’i flasesh jetës,

mos e tradhëto kohën tënde o njeri!

Kërko nëpër gjurmët e vetgjetjes…

nëse do ta jetosh jetën tënde, vet ti?!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.