Ditën e hënë, kanë martesa në biznes,
edhe ujku me delen, e macja me miun, martohen.
Nga shtëpitë e tyre, vrapojnë për në shesh,
këmbë të shtrembëra, e gjokse selikonësh.
Fytyra gazetash, koka bosh, eh kush i merr vesh?
Ata veç, presin monedhat t’u shumëzohen!
Ditën e marte, dalin me këlyshë në krahë,
ia përkëdhelin këlyshët njëri- tjetrit.
Disa prej tyre s’kanë fare ADN e tyre, ç’fat!
Këlyshë me gëzof të butë, ngjyra që verbojnë sy.
Me kusurin e prindërve vilë pas vile, paf, paf,
makina luksi, të blinduara, oh, ç’lumturi!
……………….vazhdon…………….
Sot e nisa ditën me Yllin e Dritës,
me rrezen e diellit syqeshur,
me buzëqeshje të ëmbla fëmijësh,
që vijnë për t’më përshëndetur!
E nisa ditën me një këngë gëzimi,
eca nëpër akordet e saj sot.
E nisa me një puthje ëndërrimi,
sot e kisha timen krejt këtë botë!
Këtë ditë e desha vite të gjatë.
S’dua errësirë…
ajo kurrë mos ardhtë!
Pershendetje miqesia ime kudo qe ndodheni brenda dhe jashte trojeve shqipe! Dite te bukur ne vazhdim!