16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Dava Nikolli

KOHA E CELULARIT

Filloi punë celulari, dhe fituan,
rrahje telash ka ditë përditë.
S’bëhen takime, ato mbaruan,
me celular punojnë dhe partitë.
Në vend të parë ulet celulari,
që nga baza në kryeministri.
Shkon dimri e vjen behari,
duke mbledh politika pasuri.
Vetëm celulari sot për sot,
punon i mjeri njëzet e katër orë.
Përditë e qanë punën me lot,
veç celulari e njeh çdo dorë.
Celulari bën politikë n’Shqipëri,
pa mbjellë asnjë kokërr, korr.
Vret e pret njerëz me porosi…
mëngjes-darkë me kos n’dorë.
Brenda celularit ka monstra,
vrases gjakftohtë t’pa cipë.
Kriminela, prostituta t’pa fre…
hajduta që fshihen në politikë.

Koha e celularit po bën kerdi,

gjithçka fshihet në ato stinë.

Kryefjala është vetëm pasuri,

ku e gjunjëzuan Shqipërinë!

“”””””””””””””””””””””””

AI MAÇOKU I ZI…
-Satirë-
Njoh një ish kryeministër,
që i ngjan maçokut të zi.
N’vend të syzeve ve kapistër,
si për diell, ashtu për shi.
Dreq o punë, s’djehet i qetë!
Sot i egërsuar ma keq s’e dje.
I pëlqen veç mendja e vet…
n’shesh i shau miqtë, pardje!
Herë kruan kokën, herë bishtin,
as me veten s’gjenë kararë.
Miqeve, në sy ua tund gishtin,
sot, si tridhjetë vite ma parë!

Ku ka mitingje turret me ngut,

pozicionohet ku do ai vet.

S’qesh as qanë, veç rri si hut,

pranë askuj s’djehet i qetë!

“”””””””””””””””””””””””””””

THUAJ TË VËRTETËN!
Veç njëherë ma thuaj të vërtetën.
Të lutem mos i vë maskë pas maske!
Vetëm njëherë e jetojmë jetën.
Ndaj bjeri drejt se shpirtin ma plase!
Të vërtetën pse e shtrembëron?
Pse bën sikur do të jetojmë njëmijë vjet?
Si të mos ishte, fluturoi koha jonë,
ti prapë me pallavra pa asnjë të vërtetë!
Thuaje veç njëherë të vërtetën!
Mos i bjerë rreth e rrotull botës.
Si do t’më duash mua, kur s’do veten?
Të lutem, mos i bjerë me grushta kokës!
E vërteta s’ka binjake, është një.
Mos ia hiq asnjë fije floku, se rebelohet.
Ajo është vetvetja mbi e nën dhé,
ka fytyrë reale, s’pranon të tjetërsohet!

Shkeputur nga vellimi: XHEPAT E NDËRGJEGJES me Poezi-Satirë-Fabul.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.