7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

David Boseta

 

DHJETË FAKTE PËR LIBRAT
1. Në botë ka më shumë se 129 milionë libra.
Sipas Google-it, deri në vitin 2010, janë botuar 129 milionë e 864 mijë e 880 libra dhe kuptohet që tani ky numër është shumë më i lartë. Prandaj kujdes kur thoni : “S’gjej një libër të hairit për të lexuar”, se del që nuk keni kërkuar si duhet.
2. Libri më i shtrenjtë ka kushtuar 30,8 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Codex Leicester të Leonardo Da Vinçit, të cilin e bleu Bill Gejtsi. Por ato para i nxori sërish pa kaluar ora.
3. Kënaqësia që përjetojmë, kur ndiejmë aromën e librave të vjetër, përkufizohet me një fjalë.Kush pëlqen aromën e librave të vjetër, plot me pluhur e histori mes fletësh?. Kjo kënaqësi përshkruhet me fjalën “Bibliosmia” – që merr konotacion nga Bibla e Shenjtë prej të cilës vjen dhe termi Bibliotekë.
4. Fjalia më e gjatë që është shtypur ndonjëherë, përmban 823 fjalë.
Duket sikur është sajesë, por, sipas rrjetit të librarive Barnes and Noble, kjo fjali gjendet në librin e Viktor Hygosë, Të mjerët.
5. Emrat e autorëve nuk shkruheshin në kapakët e librave. Njëherë e një kohë, kapakët e librave konsideroheshin vepra arti. Ata mbusheshin me vizatime, visheshin me lëkurë, me punime artizanale, madje edhe me flori, ndaj s’kishte vend për emrin e autorit.
6. Aventurat e Tom Sojerit është libri i parë i shkruar me makinë shkrimi. Mark Tueini duhet të ketë pasur shumë durim, ndërsa shkruante një nga librat më të mirë për fëmijë.
7. Presidenti amerikan, Teodor Rusvelt, lexonte një libër në ditë.
8. Tre librat më të njohur e më të zgjedhur me shumë nga lexuesit në botë janë…
Bibla,
Citate të kryetarit Mao Ce Dun,
Harri Poter.
9. Islandezët lexojnë më shumë se kushdo.
S’dihet në ka lidhje me motin, nëse është trashëgimi kombëtare a nëse i mësojnë t’i duan librat, por, sido që të jetë, islandezët janë kampionë në lexim!
10. Analfabetizmi mbetet ende problem i madh në botë. Një në pesë të rritur në botë nuk di të lexojë ose të shkruajë.
(Beti Njuma)
“”””””””””””””””””

RIPOST
Netët më të errëta i thyen drita e mëngjesit.
Ditët e acarta i ngroh dielli i shpresës.
Zemrat e vetmuara i bashkon dashuria.
Emigrantët një ditë do të kthehen në atdhe,
aty ku i pret Shqiperia.
Studentët ekselentë
do të jenë mësues, gjykatës, mjekë.
Politikanët e bllokut do të shuhen, mbytur nga vet-babëzia.
Një ditë do të vijë vërtetë demokracia.
Nuk do të ketë më pseudo-shkrimtarë as lexues mediokër.
As pseudo-fitues, çmimesh të pamerituara.
Nuk do të ketë më “artistë” plagjiaturash,
as këngëtare hamamesh me tanga e play-back.
Nuk do të ketë më dj karrocierë,
as bejtaxhinj që hiqen si Homerë.
Nuk do të ketë më duar të plasaritura që numerojnë monedhat e fundit,
duke llogaritur si ta mbyllin muajin.
Nuk do të ketë më fëmijë pa fëmijëri
as të moshuar të vetmuar në shpirt.
Nuk do të ketë më historianë të shitur,
as shkencëtarë me diplloma fallco.
Nuk do të ketë më virgjëresha të qepura,
që presin emigrantët e vonuar,
për një tjetër lidhje të dështuar.
Nuk do të ketë më sekser top-modelesh,
që vajzat e bukura “i punëson” në Dubai.
Nuk do të ketë më turmë idiotësh,
që të udhëhiqen nga më budallai.
Një ditë kjo kohë do zhduket si një makth i harruar.
Realiteti do të jetë ai që kemi ëndërruar.
………………..
Një ditë, do të ndryshojë e gjitha kjo
do bëhet më mirë,
më beso.
David Boseta

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.