15.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Deda Vuklit Luca

Autosugjestioni!
Epigram
Njeriu dhe rreziku janë vëllezër!
Merr guxim dhe rrezikun përqafoje
pastaj rreziku zbutet dhe të hap rrugë!
Autosugjestioni funksionon në Tiranë
njësoj si në Prishtinë apo në Pukë.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

Babes tim Nikoll Luca (1936 –2003)Mund të jetë një imazh i 1 person
Epigram.
Shpirtin e kam me brenga
Ike dhe më le mua të parë
Im atë i dorzoj të gjitha ëndrrat
dhe ra në gjumin pa ëndrra
“””””””””””””””””””””””””””””””””

Kontradiktore!
Epigram
Jam me origjinë nga Vukli.
Prejardhja ime është malësore.
Të vdesësh në paqe duke vuajtur
Një diçka kontradiktore!
“”””””””””””””””””””””””””

Flora ime.
Epigram
Nuk i numërova dot netët,
as takimet,
As prekjet,dhe shikimet jo e jo.
A numërohen gjethet që ka kumbulla?
Kështu edhe unë me ty e dashur Flora
Nuk i numëroj puthjet e ndjenjës pa numra
“”””””””””””””””””””””””””””””””””

Nënta dhe gjashta e kriminalistikes.(Fragment nga libri psikiatria dhe feja)

Gjashta thuhet se është numri i djallit, por nëse e marrim numrin gjashtë me kokën poshtë ngjason me numrin nëntë .

1. Çfar ka ndodhur ?

2. Kur është kryer ?

3. Ku është kryer ?

4. Si është kryer?

5. Me çfar është kryer?

6. Me cilin është kryer?

7. Kush është kryerësi?

8. Pse është kryer?

9. Kush është i sulmuar?

Këto pyetje të bazuara në kriminalistikë nuk duhen nenvlersuar.

Pyetjet kanë një vlerë të tillë në kriminalistikë sa që ato janë

krahasuar me teoremat gjeometrike të Euklidit.

Më në fund Petriti deklarojë :– E kam vrarë atë që më së tepërmi e kam dashur.

Në psikologji është nocion shumë i njohur i ambivalencës, ku dëshira futet ndërmjet skajeve diametralisht të kundërta.

Suksesi i tij si ekspert profesional dhe veprimtaria etike, lejon që të varet dinjiteti i dikujt, liria, gjendja materiale, prosperiteti madje edhe jeta.

Çdo lëshim, punë sipërfaqësore, neglizhencë apo anim apo edhe mangësi morale e ekspertit mjekoligjor sjell deri tek pasojat e paparashikueshme si për individin, ashtu dhe per shoqërinë në tërësi.

Një thënie lakonike thotë:” në gabime mësohet” por kjo e ka domethënien tragjike kur është në pyetje mjekësia,

sepse me gabimet e mjekësisë shtohen trojet

e varrezave, kurse me gabimet e mjekut ekspert, burgjet mbushen plot,ose kriminelët e papërmisueshëm lëvizin të papenguar duke gëzuar lirinë e shtrenjtë.

Pra me padrejtësi do të rrezikohet fryti më i madh i njerëzimit-fryti i shenjtë-liria.

Dihet tashmë se sa me krenari kjo tingëllon, një nga parimet më të shenjta të legalitetit .

Parimi si shenjtor i ligjshmërisë, vlera e simbolit të së cilit gjendet pikerisht në këtë, sepse e mbron njeriun e pafajshëm dhe të ndershëm nga arbitrariteti në zbatimin e të Drejtës Penale.

Me këtë pamundësohet heqja e lirisë së tij të garantuar (“ më mirë është të lëshohen në liri njëqind fajtor, sesa ta fajësosh dhe ta gjykosh një të pafajshëm”)

Paralajmërimet e cekura kanë qëllimin e vet, sepse njeriu i

sotëm përjeton “ rrëshqitje dhe rënie në katandi” serioze morale, krizë etike,të cilën asnjëherë deri më tash nuk e ka përjetuar me përmasa më të mëdha.

Ekspertiza mund të jetë: e saktë, e gabueshme, e rrejshme dhe me padashje.

Ekspertiza e saktë është ajo e cila është kryer : me

ndërgjegje, profesionalisht, në mënyrë korrekte dhe konsekuente sipas kautelave të shkencës së mjekësisë.

Ekspertiza e gabueshme, si e papranueshme juridikisht,

ndodh në rastet e ekspertizës mjeko-ligjore me ekspert të paarsimuar.

Ekspertiza e tillë rezulton edhe për shkak të mos dijes dhe gabimeve.

Ekspertiza e rrejshme është forma më e rëndë e ekspertizës,

në të cilën eksperti jo për mosdije apo moskujdes, por me

vetëdije dhe me qëllim e mbulon apo shtrembëron faktet e konstatuara dhe me këtë veprim e mashtron gjykaten.

Pra ka kryer vepër të tillë e cila në vete përmban inkriminim

Ekspertiza me padashje ndodh për shkak të punës

sipërfaqësore te ekspertit, në mungesë së zellit dhe precizitetit, por kurrsesi jo per shkak të mosdijes dhe mosnjohjes së punës.

Në këtë rast vijme në shprehje në kuptimin e plotë hendikepi moral i ekspertit mjekoligjor.

Me veprimin e tillë e komprometon në formë të vrazhdë titullin

e mjekut duke u shërbyer me parimet elementare të etikes mjekësore.

Në Fshatin iks të Shqiperise , është gjetur kufoma e plakut ypsilon, ka ndodhur në shtëpinë e tij të vetmuar në të cilën ka

jetuar ai. Shtëpia ka qenë e parregulluar, të gjitha gjërat kanë

qenë të shkapërderdhura, sidomos, rrobat dhe shtrojat. Në kuletë jan gjetur 50 mij lek te vjetra.

Në kufomë janë vërejtur lëndime vitale dhe atë:”… në mes të ballit mbi hundë skajet e lagura me gjak me inde

dhjamore që shkojnë deri në thellësi të ashtit….

Pastaj, janë konstatuar lëndime edhe në pjesë tjera të trupit.

Në maje të hundës dhe në pjesën e përparme të mjekrës gjakderdhje e jashtme me përmasa 2 x 1cm.kurse me prerjen e lëkurës dhe muskulit është konstatuar se në pjesën e krahut të djathtë ekziston gjakderdhje e brendshme e madhësisë 8x5cm nga ana e jashtme…

Janë konstatuar edhe ndryshime kalbjesh me përmasa në tërë trupin.

Në rezultatin intern, eksperti pas obduksionit të kufomës,

konstaton në pjesën e poshtme të trurit zbutje si pasojë e ndrydhjes.

Eksperti ka dhënë konstatimin:

“1. vdekja është shkaktuar për shkak të goditjes mekanike në

pjesën e përparme të kokës e cila ka sjellë deri tek komprometimi i qendrës së frymëmarrjes dhe punës së zemrës në trungun trunor.

Ndryshimet e lartcekura kanë sjellë deri tek ndërprerja dhe

ndezja e mushkërive në të dyja anët, ndryshimet të cilat nga ana e tyre e kanë ngarkuar trungun trunor në kuptim të zvogëlimit të përgjithshëm të furnizimit të masës së trurit me oksigjen.

Zbutja e vërejtur e thelës së zverkut si dhe të trungut trunorë e kanë shkaktuar vetë vdekjen.

Në bazë të rezultatit objektiv të obduksionit është e mundur

që vdekja ka qenë vepër e fatkeqësisë apo vrasje?.

Meqenëse mjeku i obduksionit,nuk e ka sqaruar në mënyrë të saktë prejardhjen e plagëve dhe mekanizmin e saktë të vdekjes,inspektorët e shërbimit kriminalistik kanë filluar veprime hetimore.Kjo për shkak se eksperti në konstatimin e tij ka lënë të hapur mundësinë se në konsiderim mund

të vijë edhe vrasja. (Ah ky numri nëntë me kokën poshtë ,ah nga të pandërgjegjëshmit, bëhet numri gjashtë i djallit…..

Ditën e dytë pas shikimit në vendin e ngjarjes dhe

obduksionit, është kryer obduksioni i sërishëm i kufomës dhe

specialistët e Mjekësisë Gjyqësore kanë konstatuar se gjatë

obduksionit paraprak përveç prerjes së qepur në prerjen e

kokës, eshtrat e zverkut nuk janë të shtypur” dhe pasi që kjo është bërë me rastin e nje obduksioni të sërishëm është konstatuar se” të gjitha eshtrat e zverkut janë të ruajtur kurse truri nuk tregon kurrfarë ndryshimesh”?!të cilët natyrisht me rastin e obduksionit të parë as që janë prekur, sepse as që është hapur zverku.

Përveç kësaj me rastin e obduksionit

të parë prerja është bërë deri mbi kërthizë dhe me këtë rast

zemra dhe mushkëritë kanë mbetur të paprekura, nuk janë bërë prerjet tipike.

Prandaj kanë mbetur të pakontrolluar organet e barkut.

Specialisti i dytë, i cili e ka kryer obduksionin e sërishëm të kufomës se plakut iks është deklaruar lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe origjinën e tij”

Shkaktar i vdekjes: ndërprerja e punës së zemrës”.Ah ky numri nëntë në kriminalistike…. po të vendoset me qëllim apo nga paaftësia me kokën poshte, na del numri gjashte….dhe marrim në qafë të pafajshmin duke e futur ne burg.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.