Shpesh herë i takojmë në rrugë, shpesh herë mëndojmë se ata po na zënë rrugën, shpesh herë dhe nervozohemi me ata duke I ofenduar në mënyrë të shpërfillur,
Ju lutëm o njerëz lexojeni këtë post nese keni një minut kohë , pastaj kur ti takoni këta shofera gjatë udhëtimit besoj se do të ndryshoni mendimin.
Një fëmijë e pyeti babain e tij:
– “Kush ishte ky zotëri i cili vdiq?”

– “Nuk e di biri im, vetëm e di se ai ishte një shofer kamioni.”
Fëmija shkon afër një burri që rrinte në një kamion, dhe me lot në sy e pyeti:
– “Xhaxha, ju mund të më tregoni se çfarë do të thotë të jesh një shofer kamioni?
Shoferi kamionit me një zë drithëruese ju përgjigj:
– “Një shofer kamioni është një njeri i cili bën gjumë shumë më pak se njerëzit e tjerë, dhe të cilët ndonjëherë vuajnë nga të ftohtit dhe të nxehtit, shpeshherë shoferi e han bukën duke udhetuar sepse nuk i mjafton koha, duke kaluar përmes furtunës dhe shiut, për shoferin nuk ka festë , në momentet më të rëndësishme nuk është asnjëher në shtëpi. Shoferi kamionit nuk I shef fëmijët e tij se si rriten, nuk mund të kujdeset për ta, kur ata janë të sëmurë ai preokupohet gjatë gjithë udhëtimit, . Ai çdo her është përbuzur dhe i fyer (nga Pronaret, shefat dhe 90% e njerëzve të pakuptueshem), vuan dhe jep jetën për të tjerët. Kur ulet pas timonit të kamionin kthehet në një shofer profesionist, është e pa menduar se mund të bëjë ndonjë katastrofë gjatë udhëtimit,rrallë herë ndodhet fizikisht në fund javë, sepse kjo punë nuk e lejon shoferin të ndodhë pranë familjes sa herë që don. . Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që është e vërtetë për shoferin e kamionit…”
-Në atë moment dëgjohet një zhurmë telefoni nga kamioni i përplasur. shoferi që po bisedonte me fëmijën e vogël u largua menjëherë dhe u nis drejt kamionit që ishte përplasur për të marrë telefonin. Ishte një mesazh sa që zemra e tij për pak I pushoj,
Ishte vajza e shoferit që kishte vdekur, Përshendetje Babi, mora telefonin e Mamit për të shkruar një mesazh dhe për të thënë Urime ditëlindjen, mezi po pres të vish në shtëpi e të jap dhuarën që kam blerë për ty. Shoferi që lexoj mesazhin, zemra e tij ju bë copa, Fatkeqësisht shoferi kishte ndërruar jetë dhe ishte e pamundur të ndodhej I gjallë fizikisht pran vajzes, pas pak vjen një tjetër mesazh, Babi të dua pafund , ti je Babi I’m më i mirë në botë, të presim që ti të kthehesh sa më shpejt në shtëpi “.
E pra, kjo është jeta e një shoferi.