VARFANJAKË TË INDOKRINUAR.
Të gjitha mediat trasmetuan këtë mbrëmje protestat në Shqipëri, në lidhje me problemet ekonomike të popullit, të cilat lufta dhe kriza e fundit botërore i ka thelluar ato.
Në Shqipëri kjo krizë dha goditje të menjëhershme dhe po vazhdoj me këto ritme do arrijë deri asfiksim të ekonomis dhe mjerimin deri në palcë, sidomos të shtresave në nevojë, që në vendin tonë përbëjnë shumicën e popullsisë.
Protestat në shoqërin kapitaliste janë pjesë e jetës, shfaqje e demokracis e lirisë njerzore, të ligjëshme e të domosdoshme.
Sot populli përballë këtyre kushteve të jetesës, të cilat po vështirsohen çdo ditë dhe me shpejtësi, ndoshta si në asnjë vend tjetër, shqipëtarët kanë arësye shumë të forta të ngrihen, të protestojnë e të kërkojnë mbrojtje e lehtësim të kushteve e vështërsive për përballimin e jetesës.
Një nga arësyet shumë të mëdha e shumë domethënëse është fakti, që në këto dekada nga udhëheqja politike u realizua , jo trasformimi, po shkatërrimi i bazës ekonomike , si në bujqësi dhe industri.
Më e keqja e të gjitha këtyre ndërveprimeve është shitja e të gjitha burimeve strategjike të pasurive tona kombëtare nën e mbitokë.
Prandaj edhe ne, si popull e si shtet jemi të pambrojtur, të goditur e të traumatizuar, sepse për të gjitha burimet e jetesës e mirëqënjes varemi nga të tjerët.
Kësaj situate i shtohet edhe fakti, që në vendin tonë në shumicën e rasteve u ndërtua një kapitalizëm barbar, bazuar në vjedhje e abuzim, i paligjshëm e i pamerituar dhe si i tillë, ai abuzon rëndshëm , sa herë që i krijohet mundësia duke manifestuar sjellje barbare në raport me klientët e popullin në tërësi.
Vetëm fakti, që sot në mjes nafta në pikat e karburantit u shit me 260 lekë litri e në mbrëmje me 290 është më se domethënës, për sjelljen superabuzive.
POR DUKE NDJEKUR PROTESTËN NË TIRANË NDIGJOHEN NË KORË THIRRJET:- POSHTË KOMUNIZMI-, etj.
Kjo tregon indoktrinimin dhe manipulimin politik partiak.
Për të gjithë ata, të cilët kanë shkollim, kanë konceptin e rendeve ekonomoko-shoqërore e politike është e qartë , si drita e djellit, që në kapitalizëm nuk ka asnjë element të socializmit e komunizmit në ekonomi dhe as në shtet(pushtetin politik).
O njerëz të mirë, ne shqipëtarët duhet të edukohemi e të mësohemi, që t’i sherbejmë në radhë të parë mirëqënjes e jetës tonë dhe të mos bëhemi shërbëtor të klaneve të politikës, sepse duke u sjellë si të tillë, ne ndërrojmë vetëm kuajt dhe karroca e padronëve mbetet e njëjtë.
Ajo vetëm do rrisë e thellojë, çdo ditë e më shumë shtypjen e shfrytëzimin, se e tillë është filozofia, natyra e qellimi i kapitalistit e shoqëris kapitaliste.
Uroj që të gjithë sëbashku, si popull e shoqëri të kalojmë me sa më pak dhimbje edhe këtë krizë e fatkeqësi mbarëshqiptare e globale.