12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Dedë Zhivani

GJINIA E PRESIDENTIT TE RI.

Shume zhurme eshte bere per postin e Presidentit dhe figuren e Tij, ne kete mandat.

U ngriten dallge “oqeanike” dhe ne fund te fundit nje vrime ne uje.

Sa e si e justifikoi postin e figuren e Tij , Presidenti aktual nuk eshte per mua objekt i ketij prononcimi, pasi siç thote Populli:-Mali, qe duket nuk kerkon kallauz(tregues)-.

Ka shume prononcime per kandidaturen e re.

Ajo, qe te ben pershtypje ne kete situate parazgjedhore per President eshte fakti, se ka kohe qe nga politikan, gazetare, komentues e te tjere i meshojne kerkeses, qe Shqiperise i ka ardhur koha, qe te zgjedhe nje Presidente femer.

Ka edhe kokoshka politikane, qe deklarojne, se femrat meritojne shume(nenkuptojne vehten, si kandidature).

Kjo shtrohet e trajtohet, si kriter kryesor , si domosdoshmeri historike.

Fare normalisht mund te shtrohen pyetjet !

Perse ky percaktim, si kusht kryesor dhe qellimi i tij ?

Perse gjinia femerore e Presidentit eshte faktor percaktues ?

A do zgjidhen te gjitha problemet dhe ky institucion do behet i rendesishem, me zgjedhjen e nje Presidenti femer, kur ky post me percaktimet aktuale ligjore eshte fare formal e honorifik ?

Gjithashtu besoj , se fare normalisht mund te shtrohen pyetjet se ;

– Perse nuk trajtohet perzgjedhja e kandidatures ardheshme nga kritere percaktuese te integritetit, kultures pergjitheshme, pjekuria ne moshe e ballafaqim me jeten e problemet shoqerore e kombetare, pastertia e figures ne ballafaqim me abuzimin ose jo me detyren e kompetencat, perlyerja ne korrupsion,( plage e cila per shoqerin tone ne keto vite tranzicioni te pafund mund te radhitet, me aktin e tradhetise kombetare),qendrimi i Tij ndaj familjes dhe problemeve shoqerore e ekonomike, ne stadin aktual etj, etj.

-Fare mire mendoj se, ketu mund te perfshihen edhe perpjekjet e arritjet e personit(kandidature) ne fushen profesionale , angazhimit publik ne çeshtjet madhore, te cilat shqetesojne sot komunitetin e shoqerin tone etj.

-Po ashtu mund te diskutohet se, sa e si ky personalitet eshte i kompletuar, dinjitoz dhe kompetent ne ballafaqimet e shtetit tone (Ai si kryetar) ne arenen nderkombetare .

-Mendoj se, fare normalisht paraprakisht mund te percaktoheshin kritere, te cilat duhet te plotesonte kandidatura e mundeshme per kete post dhe aty do ishte injorance, qe te percaktohej kushti i gjinise personit(kandidat) dhe pas kesaj te merreshin ne shqyrtim emrat konkret , sipas propozimeve.

– Po sikur te dale ndoj kandidature siç ishte p.sh Kryeministerja e Serbis, a do ishte e pranueshme ????

Gjykoj se, kjo fryme dhe kahje diskutimi duke i dhene prioritet gjinis se kandidatures, ne radhe te pare te le shijen e hidhur te paracaktimit kandidatures, e cila i shkon pershtat nje grupimi interesash brenda politikes, te cilet preferojne nje person kukull (te bindur) dhe e dyta , qe eshte akoma me e rendesishme e paraqet politiken tone para opinionit publik, jo serioze, te kompromentuar dhe thellesisht klanore.

Me nje post te rendesishem shteteroror ministror,kryeministror dhe presidencial nuk mund te luhet me prirje feministe te individeve dhe as percaktime te tjera te paqenesishme , te cilat te spostojne rendesin e postit dhe interesin e madhe shoqeror e kombetare.

Uroj qe te behet me e mira e mundeshme dhe te miratohet nje figure, sa me e gjithepranueshme, ku realisht te perfaqesoj UNITETIN KOMBETAR dhe e cila te ndikoje pozitivisht ne ecurin e gjithaneshme pozitive te vendit tone, si brenda Shtetit Tone dhe ne arenen nderkombetare.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.