10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Delo Isufi

GJUHA E ZEMRËS

Ç’dreq ka zemra sonte,
Dridhet si gjethi në erë,
Mërmërit diçka me ndrojtje,
Psherëtinë e rënkon thellë.
Del nga gjoksi, kraharori,
Ikën, rend, larg e më larg,
Sërish vjen e prapë dridhet,
E ndez shpirtin e bënë flak,
Gjuhë e zemrës drithërimë,
Belbëzon me psherëtimë.

Delo Isufi, libri i tretë “Kur lahet hëna”

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

TAKIMI LETRAR
Shiu i imte derdhi pikat e fundit,
dielli frymezues midis reve depertoi,
yjzat dehese derdhen nga qielli i kalterte,
me energji mbreselenese pasuruan tavolinen poetik,
ja, buzeqeshi edhe stina pranverore takimit te miqve letrar.

Delo Isufi

Isuf Peposhi

Hajri Kasemi

“””””””””””””””””

Bukuri
Mikut tim shkrimtarit Viron Kona redaktor i librave të mi
Unë me laps e punoj arën,
Mbjell gërma ashtu si di,
Me kujdes e zgjedh farën,
Nga një trevë në labëri.
Para se gërmat t’i mbjell,
Dhe t’i kthej në poezi,
Miku im Viron Kona,
I qendis me bukuri.
Jo,- më thotë, -fjala këtu,
Ja dhe fjala pak më tutje,
janë si egjëra nëpër grurë,
Prishin shijen e kësaj buke.
Fjalët që ka zëvendësuar,
I lexon ëmbël – ëmbël,
Unë mbetem i hutuar,
Mendoj se jam në ëndërr.
E dëgjoj mikun e vjetër,
Kur më flet qetë – qetë,
Bukuria që derdh në letër,
Ngjyen vargjet në sherbet.

Delo Isufi

“”””””””””””””

Kënga e një djali
Një djalë bukur këndonte,
Për të dashurën e tij larg,
Fjalët shkoqur, pa ndrojtje,
Në qiell ngjiteshin lart.
Ylberi bashkonte dy male,
Lumi rrëshqiste nën ylber,
Deti në qiell hidhte valle,
Dielli në det zhytej thellë.
Këndonte djali i vetmuar
Këndonte a qante s’e di,
Por zëri i tij i lëmuar,
Lodronte në ajrin pakufi.
Këndonte i vetëm djali,
I përgjerohej mikes së tij,
Në qiell fluturionte malli,
Dhe kthehej prap në gji.
Dhe era e malit këndonte,
-Ti djalë fortë dashuron,
Por sonte e dashura jote,
Në një klub nate vallëzon.
Ti shpirtin e zbraze të tërin,
Por vajza të ka harruar ty – ,
Djali më lart ngriti zërin,
– I këndoj times dashuri.

Delo Isufi, botuar

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.