13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Delo Isufi

Kjo kafkë të takon ty

(autoportret)

Kokën time mora në duar,
Doja ta dija brenda ç`kish,
O perëndi, sa e shëmtuar,
Vetëm kockë,pa tru e mish.
Nga tmerri e flaka tutje,
Mu ngërdhesh me qesëndi
U rrokullis e hipi mbi supe,
Tha:- Kjo kafkë të takon ty.

Delo Isufi, botuar

“””””””””””””””””””””””

E pyeta për emrin
Bukuria e saj pse më çoroditi,
Më hutoi me vështrimin e parë,
Si zog nga qielli pranë meje zbriti,
Si një lule e bukur nga vesa larë.
E pyeta për emrin:- Vlora,- më tha,
Ish po aq e bukur sa Vlora ime,
Buzëqeshjen e dlirë tek unë e la,
Këtu i la dhe vargonjtë përgjërime.
Do t’i kërkoj kur ta takoj përsëri:
Burgosmë të lutem në zemrën tënde,
Unë do i thurr vargje për dashuri,
Vlorës time që më mbeti në mendje.

Delo Isufi, botuar

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.