“”””””””””””””””””””””
Si sot, me 25 Dhjetor te vitit 2001 nusia ime Emira, shkoi ne qiell, atje ku e kanë vendin engjejt
NUSES SIME
Pranë zjarrit unë shkrep urët,
Prushi vatrën seç e skuq,
Flak’ e druve t’i shfaq nurët,
Të ndriçon fytyr’ e gushë.
Të shikoj e bukura ime,
Pranë të kam e pranë më rri,
Endem larg në kujtime,
Kur ishim të dy të rinj.
Ajo vajza me gërsheta,
Përparse të zezë shkolle,
Me turbullime si vjeshta,
Dashurinë tek unë mbolle.
Nga oxhaku dalën flakët,
Dritën hedhim përmbi Ty,
Unë me sy gjysmë të vakët,
Të kundroj me kërshëri.
Unë kollitem , Ti s’përton,
Më jep bardhakun me çajë,
Buz’qeshja jote më shëron,
Dora jote e ngrohtë, valë.
Unë sonte të kam përball,
Moj e bukura nusia ime,
Në ëndërr ma shove mallë,
Plot me puthje e përqafime.
Delo Isufi