16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Demir Reshiti

 

Të dielën, më 14 qershor 2020, në emisionin “Më afër” të Radio Kosovës do të trajtojmë temën: “KONTRIBUTI I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE NË AFIRMIMIN E VLERAVE TË MËRGATËS SONË”

Mysafir në studio: akademik Flori Bruqi, drejtor për marrëdhënie me publikun në Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Amerikë dhe autor i Leksikonit Enciklopedik, (botim i kësaj Akademie) i cili këto ditë pa dritën e botimit.
Emisioni fillon në orën 22.10. Gjatë kohës sa do të jeni në shoqëri me ne, do t’ju njohim edhe me informacione lidhur me mërgatën dhe për aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave. Emisioni do të shoqërohet edhe me muzikë të zgjedhur.
Emisioni është i drejtpërdrejtë dhe mendimet apo pyetjet tuaja mund t’i parashtroni nëpërmjet telefonave kujdestar 00383 (0)38 242 205 dhe 00383 (0)38 240 565.

-Gjithashtu mendimet tuaja mund t’i parashtroni edhe përmes porosive të shkruara në numrin e celularit 00383 (0)44 432 432;

-nëpërmjet postës sonë elektronike meafer@rtklive.com

-si dhe nëpërmjet grupit tonë në facebook: emisioni “Më afër” i radio Kosovës.

91.9; 95.7; 88.9 dhe 88.5 FM janë frekuencat ku mund ta dëgjoni radio Kosovën. Gjithashtu mund të na dëgjoni edhe në valë të mesme 549 KH.

Emisionin mund ta dëgjoni përmes internetit në vegëzën: http://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/, dhe nëpërmjet valëve të radiove “Zëri i Iliridës” me seli në Itali dhe “Radio Arnavutların Sesi – Zëri i Shqiptarëve” me seli në Stamboll.

Demir Reshiti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.