“”””””””””””””
MEDITIM…PAS MESNATE
Nje shqetsim e gjumi më iken
Kohë kam që dua ta”vras frikën”
Nuk e di nga më vjen,më mbysin idet
Dhe shpirti më tradhëton,më humbet
Në gjumë i vdekur është njeriu
Noton,udhëton kushedi gjetiu
Shpirti ndahet, largohet në Univers
Kthehet lehtas,herët në mengjes
Mua siç duket, s’po më lë rehat
Sikur nuk më ndahet,asnjë cast
Un ndiej dhe zogjt, jasht kur fluturojnë
Çohen,trazavitem,dua ti shoqëroj
Të eci duke medituar,kërkoj vetmin
Askënd afër s’dua të më prishi qetësin
Bota është imja, do ti bie qark
Kur t’mos jem të mos kem merak
Hej,kjo Botë me plot poshtërsi
Është i pangopur i shkreti njeri
C’vat gjithandej,të kapi sa më shumë
Me punë e hajni,rrjedhën e do lumë
Kur vdesim, jemi të gjithë fukara
Njelloj,ai që kishte dhe ai që s’ka
Pasuria të shoqeron deri tek dera
Shoket e mileti, sa t’mbuloj dhera