14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Demir Rusi

NJË GRUA PO VUAN
Një moter,nënë,grua po vuan
Keqas me të dikush po luan
Akoma tek ne ka anadollak
Quajnë femren plaçkë do burracak
Si mundet sot akoma ka të tillë
Lirshem bredhin rrugeve e sillen si bandillë
Shoqeria heshtë shteti nuk ndihet
Ta marri në mbrotje, vetem te mos lihet
Dikush mund te thot te bej denoncim
Qyteza ku është të shumtët e dijnë
Pushteti s’do t’ja dij,as kush ka plot kuleten
Nepërkëmbin nderin të marrin dhe jeten
Ështe intelektuale,madje dhe e shquar
Ç’do ditë jep sinjale si e rrezikuar
Kurrfarë përkujdesje thuajse e mbytur
N’depresion të thellë e panik e zhytur
Nuk di çtë them,turbull e kam mendjen
Unë mesa mundem do vete ti gjendem
Shoqeria tek ne shumë indiferente
Spyesin për tjeret kur janë mire për vete
Po flasim ketu për një te arsimuar
Afer shumë mundesis për t’u doktoruar
Botimet dhe veprat dhuruar shoqerise
Janë thesare,themele të lavdisë
Kur ndodh me ketë,sa mund te ketë te tjera
Qe jetojn fshatrave e zonave të thella
Përdoret gruaja si me qenë bageti
Burrat kapardisen klubeve me shoqeri
Gratë në punë,mbajn fëmij e shtepi
Durojnë dhe burrat dehur me raki
Shoqeri mizerabel inekzistent dhe shteti
Ndaj kemi mbetur në këte lloj sikleti
Demir Rusi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.