“”””””””””””
DUAJENI JETEN…
Mendoni per mire,e mira te vjen
Kerkoje lumturin, ate e gjen
Keni vet ne dorë, jeten dhe vdekjen
Dhe Zoti ta jep se leshon veten
Njeriu ne vetvete, univers me jetë
Shpirti brenda tij eshte qendra vet
Me pak lendime,t’keqen e ndjell
Po t’mos rrezohesh,atë e percjell
Për dicka të vogel fillon ankohet
Shqetsimi rritet semundja shtohet
Dhe kur meraku ecen digjet si fitili
Nuk kalon shume dhe fiket kandili
Duajeni jeten, mos u dorzoni
Jeni aktiv,para kohe t’mos shkoni
Do vij koha,njeriu për turp do ta ket
Semumdja te gjen kur e kërkon vet
Do vij nje ditë, përjetesi nuk ka
Mysafir jemi në k’të dynja
Jeta eshte loder,e duhet luajtur
Mendo gjithmon, ta besh të bukur
Demir Rusi