12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Demir Rusi

E VËRTETA PËR JETËN…

Gjimnastika të bën mirë thonë
Por kush e shpiku nuk vdiq vonë
Pesëdhjet e shtat vjet dhe këtë botë e la
Atëhere kur të vjen çaire nuk ka
Po dhe yll i futbollit Madona shkoj
Gjashtëdhjet
vite dhe më nuk jetoj
Kemi ndigjuar plot për atletët
Kan ikur të rinj tek 20 a 30 vjetët
Kurse shpikesi i “Nutellës” shkoj tetedhjet e tetë
Shpiksi i duhanit rroj njëqind e dy vjet
Dhe nje i pijeve enegjike me teper se kaq
Thonë aksidentalisht se do shkonte më gjatë
Lepuri gjithmon hidhet përpjet
Gjynah për të, rron vetem dy vjet
Breshka ecën gjithmonë ngadalë
Kalon shekuj e prap është gjallë
Atëher doktorët a thonë të vertetën
Këshillojn lëvizje e sport për të zgjatur jeten
Me çpo ndigjojmë kështu nuk qenka
Këshilla e mjekëve duket se s’vleka
Të gjitha këto lexuar i kam
Dhe unë pacient i doktorëve jam
Bëni çtë të doni e si tju vij për mbarë
Kur tu sosen vizat fundi ka me ardhë

Ndaj hidhuni hani pini e dashuroni

Asgje mos kurseni që kot t’mos shkoni

Kur fundi t’ju vij s’ka gjë ta ndal

Kusur mos lini sa t’jeni gjall

Demir Rusi

“””””””””””””””””

LAVDI KINEZËVE RËNË NË VENDIN TONË

Nga Radio “Ejani” lajmin e mora
Per kinezët rënë në trojet tona
Vitet e largëta të miqsis së hershme
Kinezët bënin punë të suksesëshme
Nëpër kantiere gjithandej hapur
Çdo pëllëmb të vendit tonë kishin kapur
Ndër to të shumtët specialista punonin
Bënin çdo punë e nuk pretendonin
Të guximshëm dhe mjaft produktiv
Punët që u besoheshin ishin aktiv
Pati prej tyre dhe jeten flijuan
Gjakun derdhën u sakrifikuan
Me kujtohet Çen Pao y ne antenat e dajtit
Mbeti pishtarë i vendit të largët
Por ky normal nuk qe i vetëm
Dhe plot të tjerë tek ne dhanë jeten
T’përulemi thellë e t’mos i harrojmë
Meritojn respekt gjithmonë ti kujtojmë
Dhjetra e ndoshta qindra mund të jenë
Erdhen këtu lanë të vetin Atdhenë
Në Sharrë shtatëdhjet e pesë varrosur kanë
Nuk di ta them në gjithë vendin sa janë
Mbeten dëshmorë në vendin tonë
Mirnjohje për to nga ne përgjithmonë

Qeverit e vendeve tona u prishën

Akuza tradhtie mes tyre nisen

Popujt janë heronj por dhe viktima

Politikat e shteteve kanë ulje ngritje

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.