“”””””””””””””””
NË HALL ËSHTË BOTA ME NE
Në hall ka rënë gjithë bota mbarë
Me këto mjeshtra ustallarë
Hedhin fajin tek njëri tjetri
Nga më i riu tek i vjetëri
Thonë se popullin e duan fort
Ç’do ditë e shtyjnë për në grop
Ja nxinë jetën e bën fërtele
Sikur me qenë tufë me dele
As të bëhet me fol e shkrujt
Me ba kujdes e duhet ruajt
Të vrasin natën e qajnë ditën
Po si deshe të kallin frikën
Për vehte janë ba lorda
Që deri dje ishin te lopa
Sot janë t’pasur por faqezi
U kapën veç me hajni
Dhe ca që dolën n’protesta
Shpejt u fikën si flak kashta
Nuk ja dolën a u shiten
Fund e kry në batak u zhyten
Gojë më goje e veç veç
Çfarë nuk thonë vesh më vesh
Nuk bashkohen të dalin n’shesh
Struken vrimave e hanë përshesh
Demir Rusi