8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Demir Rusi

DITA E VELLEZERVE

-Nga libri i nënt i rradhës që pritet këto ditë “PAK LEKË PËR BUKË NA FAL ZOTNI”-Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Dita e vëllezerve është sot

Dita e shënuar për çdo mot

Vëllai është bota,është gjitçka

Për çdo gjë të bëhet krah

Është ndihmë dhe ka vlerë
Për çdo hall e ke në derë
Po ke vëlla ke gjith botën
Ke jastëk ku vendos kokën
Mund të rrefehesh,më kë më teper
Se me vëllain që të hap zemren
Të del zot e faqen të zbardh
S’të le në balt të zgjidh çdo hall
Dhe unë që shkruaj vargje
Kisha gjashtë rradhë pas rradhe
Them kisha se mbetem pesë
Një na iku me të pabesë
Ndoshta malli për të ikurin
Shkak u bë të kujtoj ditën
Baçi,iku në perjetsi
Me pikllim e lot në sy
Ndaj në foto jemi gjashtë
Sot mbetemi një më pak
Plagë në zemër të gjithë e kemi
Bashkim ska më në fshat kur vemi

Ndaj duani njeri tjetrin

Mbani e respektoni të vjetrin

Sot është e nesër ndoshta

Soset jeta kur të ikën mosha

Demir Rusi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.