22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Denar Biba

Flete votimi me subjekte dhe kandidate te evidentuar me numra apo flete votimi me subjekte dhe kandidate te evidentuar me emer e mbiemer?
Sic e thashe edhe te @Çim Peka Live, mu ne bebe te Syri. Tv, ne gjykimin tim profesional, fleta e votimit nuk eshte asgje me shume sesa nje instrument. Jo i parendesishem, por ne asnje rrethane kaq i rendesishem sa te coje KQZ ne pamundesi vendimmarrje, nderkohe qe gjendemi vetem 25 dite larg dites se zgjedhjeve.
Ne eksperiencen time nga ditet e mia ne KQZ, me se paku 21 dite perpara dites se zgjedhjeve formati perfundimtar i fletes duhet t’i jete derguar shoqerise qe do te realizoje printimin.
Po le te kthehemi te modeli i fletes; numra apo emra?
Nje flete votimi ku shumesia e emrave te kandidateve (432 ne Tirane, 192 ne Fier, 168 ne Durres e Elbasan, etj.) do zevendesohej me numra (1-36 ne Tirane, 1-16 ne Fier, 1-14 ne Durres e Elbasan, etj.) eshte qartesisht me e thjeshte. Asgje me shume sesa kaq.
Perndryshe, te dy modelet i mundesojne njesoj votuesit te votoje partine qe deshiron (kjo pjese eshte identikisht njesoj te cilido variant) dhe kandidatin e preferuar nga 36, 16, 14 etj.
Udhezuesi i Praktikave te mira te Komisionit te Venecias keshillon tekstualisht “fleta e votimit duhet te dizenjohet ne menyre te tille qe te shmange konfuzionin”(!).
Jo nje, as dy, por jane disa studime shkencore te pas viteve 2000 (shiko vecanerisht Danzinger et al., 2011) te cilet kane arritur ne konkluzionin se, nje flete votimi e komplikuar e lodh votuesin e paditur apo ate qe nuk do t’ia dije se kush shkon ne parlament e kush jo. Ne keto raste, kandidati i renditur ne fillim apo ne mes te fletes ka propabilitetin me te larte te votohet. Ne disa raste e rrethana, nje flete votimi e komplikuar eshte edhe faktor nxites i rritjes se numrit te qytetareve qe nuk shkojne te votojne fare apo qe e bejne voten te pavlefshme.
Perndryshe, votuesi i cili shkon ne qendren e votimit me nje ide te kristalizuar paraprakisht se cilen parti e cilin kandidat do te perzgjedhe, nuk ka asnje problem te beje perzgjedhjen e tij, sidoqofte formatuar fleta e votimit.
Por nje shoqeri e pergjegjshme, parti politike qe kujdesin ne radhe te pare e kane per qytetarin, secilin prej tyre nga me i edukuari deri tek me injoranti e, vetem me pas mendojne per interesat e tyre per te ardhur ne pushtet, duhet te perkujdesen dhe fort madje, qe votuesi te marre sherbimin me te mire te mundshem. Dhe si rendom, e mira eshte ajo me e thjeshta. Keep it simple!
Sa i perket KQZ, parimet jane te mirenjohura; kur dizenjohet nje flete votimi, dy jane kriteret: 1) te hartohet e tille qe t’i pershtatet aftesive kuptuese te votuesit mesatar per te identifikuar zgjedhjen me te mire nga ofertat e shumta dhe 2) te hartohet e tille te ta beje numerimin sa me te thjeshte te mundshem.
Emrat e kandidateve dhe renditja e tyre numerike mund te afishohet ne stenda te medha ne hyrje te qendrave te votimit, ku qytetaret mund t’i konsultojne lehtesisht. Madje mund edhe te ekspozohen ne faqet e dhomes se fshehte. Votuesit nuk i mbetet gje tjeter vecse te vendose nje “x” apo nje “+” te subjekti partiak dhe me pas, po nje “x” a nje “+” te numri qe i korrespondon emrit te kandidatit dhe … le te behet me e mira per Shqiperine.
Ja keto ndava publikisht dhe i rendita edhe njehere per ju lexuesit e mi te respektuar. Pas kesaj, gjithkush qe do te kuptoje, e ka te thjeshte te kuptoje se cfare eshte me e mira. Une fola dhe e shpetova shpirtin tim!
(Bashkengjitur po sjell per ilustrim fleten e votimit per Vl, me 13 subjekte, jo me 14, 16 apo 36😉).
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.