- Në vend të urimit për ditëlindjen e BABUSHIT!

07 qershor 1998, Kukës, Shqipëri, me Komandantin Azem Syla dhe tre bashkëluftëtarë: Raif Gashi, Sadik Halitjaha, Reshat Salihaj dhe unë, shkojmë në kazermën e ushtrisë shqiptare në Kukës, për të marrë disa armatime që na duheshin për Kosovë, por edhe për ta takuar Babushin, siç e quante Komandant Daja, Gjeneralin Kudusi Lame. Ai del na pret tek porta, plot buzëqeshje e respekt, duke na përqafuar me afsh prindërorë. Futemi brenda, dhe pa u ulur fare shkojmë në depon e armatimit, një bunker i madh i ushtrisë. Sapo shoh hapësirën pa fund të kësaj depoje, sytë më shkojnë tek mbishkrimi i madh me ngjyrë të bardhë, më duket ishte e lyer me gëlqere:
A R M A T I M P Ë R K O S O V Ë N!
E pyesim Gjeneralin, mos vallë e kanë shkruar këto ditë, shkaku i luftës?!
Jo na thotë Babushi. Udhëheqësi ynê i madh E N V E R. H O X H A, me kohë ka menduar për luftën që një ditë di të ndodhte mes Shqiptarëve dhe Serbëve, prandaj ai ka siguruar 3.000.000 kallashnikovë, me të cilët do të pajisen shqiptarët këndej e andej Drinit!
Mbetemi të habitur dhe të lumturuar njëkohësisht, me faktin që lufta jonë kundër Serbisë do të jetë më e lehtë për faktin se ne e kemi mbështetjen logjistike, politike dhe të armatimit, nga nëna jonë, shteti Shqiptar, fat të cilin nuk e kishin p.sh më herët Boshnjakët, apo Çeçenët. Marrim gjërat e nevojshme dhe nisemi për Krumë të Hasit, e pataj prej aty, për Vlahnën heroike të Luan Haradinajt, fshat ky kufitar me pjesën tjetër të Hasit të Kosovës. I tillë ishte Babushi deri në fund të luftës, përmes të cilit kaluan qindra luftëtarë lirie të ushtrisë sonë të shenjtë çlirimtare UÇK. Ai pas luftës respektohet e nderohet nga qindra luftëtarë dhe atdhetarê, por jo aq sa duhet nga shteti i ri i Kosovës, liria e të cilit kaloi edhe nëpër duart dhe zemrën e madhe të Gjeneralit KUDUSI LAME- BABUSHI.
Metush Zenuni, veprimtar i LPK-së dhe luftëtarë i UÇK-së!