Marë nga Të gjitha lulet kanë emrin tënd…,Muzgu, Tiranë 2015.
Sapo mbarova së lexuari librin poetik “Sa kushton shiu” të shkrimtares bashkëkohore greke KRISA DIMULIDHU dhe për lexuesit e vargjeve po hedh disa përmbledhje që më ngelën në vëmendje…
Pjesë nga jeta ime më dhe,
e dua,është e gjitha imja…
Pjesë nga jeta ime më kërkove,
të dhashë pa ngurrim, gjithëshka kisha…
Më ke borxh shumë herë më shumë…
Dhe jeta shfryu e dëshpëruar:
” mundeni t’mos më copëtoni,ju lutem?”
Nuk më duhet ku shkon,
nuk më duhet çfarë bën,
thjeshtë mos ma zër diellin…
-Po nuk ka diell, është vrejtur ngado…
-Është vrejtur,bëj më tej të lutem!?
E shef që ekziston dielli më në fund,
thjeshtë e kishë mbuluar
hija e kundërshtimit tënd…
KARROCIERI
“- Për ku shkon,
mund të më marrësh me vete,të lutem?”
Dhe ai ju përgjegj:
” Nuk kam kohë,nxitoj…”
“-Po karroca juaj është bosh…”
“-E kam plot me florinjë
dhe s’kam vend për njerëz…”
Diku më tutje në një gropë,
iu thye një rrotë
dhe më gjithë përpjekjet e bëra
karroca përfundoi thellë në gropë…
Kishte shumë peshë
e s’iu ndodh njeri për ta ndihmuar…
Paska hënë të bukur sonte
dhe nga lart diçka psherëtin…
“-Çfarë po thua,”- e pyes?
“-Të më prekësh lehtë,
të më ledhatosh,të më duash,
të më puthësh ëmbël,
ja këto dua…”
“-Nuk mundem,
këto ia them kompjuterit,
të dashuroj që andej…”
Dhe hëna filloj të lotojë
e të zhduket menjëherë.
E humba për vite me radhë…
Dhe kur e kërkova përsëri,
ishte mplakur bashkë me mua…
“-Shpresa mesa duket nuk vdes kurrë,”
– më tha i sëmuri,”- do vdes unë i pari…”
“Dhe shpresa kur mund të vdes?…”
“Ah,ajo ka vdekur me kohë…”
– m’u përgjegj.
“Dhe tani si mund të rrojmë pa shpresën!…”
“-Siç kemi jetuar deri më sot…
vetëm me gënjeshtrën…”
“-Dëshiron të dashurohemi?…”
“Çfarë po thua,të dashuruar jemi…”
“-Atëherë përse nuk je këtu?…”
“-Këtu jam,zgjate dorën e më prek…”
“-Nuk je këtu jo,ke kohë që ke ikur…
Thjeshtë ke lënë hijen, që më ndjek…”
“-Më pyet se ç’ngjyrë ka dashuria…
Po të them…
Është e zbehtë,e verdhë…”
“- Si shpjegohet,më kanë thënë
se është e kuqe…”
“- Të kanë gënjyer…
thjeshtë e kanë lyer
me bojë të kuqe…”
I përshtati nga greqishtja,
Dhimiter Nica
.