13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Dhimiter Shkurti

GJITONET .

Skice

Hyra ne tregun e madh te fruta-perimeve. Nuk arrita te shijoj cmimet e reja, kur u ndesha perballe me Anibalin:

-Po ku je more Anibal se na mori malli,- dhe I zgjata doren.

Anibali eshte miku im. Jetojme ne te njejten lagje. Eshte njeri I ndershem e fjale pak. E ka zemren flori. Une e dua dhe e respektoj pa mase. Ne Permet ka punuar shofer. Ka vite qe ka dale ne pension. E megjithate eshte I gatshem te ndihmoje jo vetem femijet e tij, por edhe shoket e miqte.

-Miredita, – me zgjati doren nje djalosh qe rrinte ne krah te permetarit. Nuk e vura re, ndaj shpejtova te justifikohem:

-O, me fal djalosh. Paske dale te ndihmosh gjyshin. Mire ben. Gezohem. Se, mosha e re, e sidomos vendasit, nuk preferojne te psonisin. I duan te gjitha gati nga prinderit..

Une kisha marre super xhiro, e ata te dy, me shihnin e buzeqeshnin. Ne nje moment, nderhyri Anibali:

-Panajoti eshte grek..

-Grek?, – u habita une.

-Po. Eshte nipi I zonjes qe I sherben ime shoqe, gjitoni Im.Dhe vertet, si nip e kam. Eshte shume I dashur. Nga gruaja ime po meson artin e gati it, ndersa nga une, lulet dhe pazarin.

-Po, sikur foli Shqip.

Tani fytyra e djaloshit ndriste e tera.

-Epo, ti e di, une me greqishten nuk ia them fort. Keshtu qe, filloi ai te mesoje Shqip.

Mbeta I shtangur. Kishim bllokuar rrugen e duhej te leviznim. Djali me zgjati doren perseri, e me per shendeti shqip:

-Mirdita e mirupafsim..

I dhashe doren, pa mundur te flisja asnje fjale. U larguan. I ndoqa me admirim te shkonin ashtu krahe per krahe,si dy miq te mire qe pavaresisht moshes, kishin gjetur kodin dhe gjuhen e komunikimit.

Dy gjitone te mire, qe I kishin hapur njeri tjetrit, jo vetem portat, por edhe zemrat.

5-6-2022. DHIMITER SHKURTI.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KOKA BEN, KOKA PESON

-rrefenje-

 

Dy cobanet po ndiqnin nje dyluftim koke me koke te desheve te stanit, kur erdhi Jaku, korieri i fshatit. Ai u sillte lajmet, porosite nga familja por edhe ndonje lakror apo kulac. Djemte vrapuan drejte korjerit. U perqafuan e pasi shkembyen pershendetjet njeri nga djemte, Pelivani ,pyeti;

-Po ku je more Jak, c’kemi andej nga fshati?

-Lajme te keqija, o djema. Ne fshat ka ardhur kucedra. Rremben gjene e gjalle e c’te gjeje-u ngrys Jaku.

-E pastaj, c’na plasi neve, haha. Deri ketu lart ne mal nuk vjen, -u hodh Mahmuti, cobani i dyte.

-Mos e thuj ate fjale, o cun, se po mbaruan bagetite  e fshatit, ketu do te vije. Eshte kaq e madhe sa me dhjete hapa kapercen malin.

-C’thua more, po ajo qenka e tmershme.

-E c’tju them or trima, na ka pjelle belaja.

Djemte rane ne mendime. Ishin pak harakate  e tralala por e donin fshatin dhe bashkefshataret.

-C’te bejme? -pyeti Mahmuti.

-Te kercejme –ironizoi Pelivani.

-Nuk po tallem o Pelo.

-Degjo ketu, te kam thene 100 here mos me thir  per shkurt me ate emer, se do te theras edhe une ty per shkurt, e pastaj do te qelbet fshati.

-Ej, mos ma shaj emrin se e di c’te punoj- u egersua Mahmuti e u cua ne kembe.

-Ej djema, mos u zini per mustaqet e Celos tani. Kemi hallin e kucedres-i qetesoi Jaku.

-Per ate ju pyeta edhe une.

Pelivani u ule ne nje gure e pasi kafshoi  me inat nje fije bari, tha;

-Une them te shkojme e ta vrasim.

-Dale more Pelo, me fal, Pelivan, se nuk eshte kollaj- u hodh Jaku- eshte e madhe e eger dhe e forte. Apo jo mor Mahmut?

-E po e e, ashtu them edhe une. S’behet.

-Behet or behet. Ma thone  emrin  Pelivan , mua.

U ngrit ne kembe e ju drejtua Jakut.

-Jak, do te na e mbash tufen deri neser? Une e Mahmuti do e provojme nje here. Apo jo vellacko?

Tjetri u zu ngushte.

Shoku i kish besuar nje aksion te madh. Pastaj, ata gjithnje bashke shkonin. Mahmuti u bind.

Te dy shoket perqafuan Jakun, i dorezuan krabat e u derdhen ne lendine te poshte bashke. Jaku kish shtangur. I ndoqi me sy e me ne fund e mblodhi veten e bertiti;

-E keni tek  shpella e ariut.

Djemte tunden koken ne shenje aprovimi. Rrugen deri te shpella e bene thuajse me vrap e pa folur. Kur mbriten tek  hyrja, Pelivani tha;

-Do te lidhem me litar. Tani eshte darke, e kucedra fle. Shpella ka plot gure. Do te marre nje e do t’ja vervit kokes. Kur te tund litarin ti me ngre lart. E kuptove?

-E e si? A po po –tha i hutuar shoku.

U lidh. Pelivani ngadal filloj te zbriste. E kish bere edhe here tjeter kete marifet, kur i ra nje qingj ne shpelle. Por tani ishte ndryshe .Ishte nate  e poshte e priste …Ah more Pelivan!

Keto mendonte Mahmuti kur ndjeu nje dridhje.Nga frika?Jo jo.U tund litari.Kaq shpejt?E mblodhi veten e filloi te terheqe litarin.Nuk po gezohej, po instiktivisht terhiqte e terhiqte.Cfare do t’i them kur ta

shoh?”O Pelivan, o trimi i fshatit tone’’Do ta ngre lart e ne koke do t’i ve nje kurore…

Nuk arriti te mbarroje mendimin kur u shfaqen supet,guna e zeze,poturet e leshta,opingat…Heshtje. Po koka?Ku e kishte koken?..Pa perreth.Donte te pyeste shokun.Donte te pyeste ndokend,po ke?Nuk i kujtohej nese shoku zbriti me koke apo pa koke.Kete, kucedra e dinte por….

U cua dhe erdhi rotull Nuk po i ndjente kembet, as duart as koken.’’Ej dreq o pune.Si e harrova keshtu koken e shokut tim me te mire’’.

Shfrynte e murmuriste.Papritur ia dha vrapit.Vraponte kuturu,e bertiste. Kembet e cuan tek kolibja e xha Etemit, plakut te mencur te fshatit.

-Xha Etem,xha Etem,ndihme!

-C’ke more bir qe bere hatane sot.

-Hatane e beri Pelivani xha Etem,e beri me kucedren.

Djali merte fryme me zor.Ne cepat e buzeve i zbardhte peshtyma e thare.Piu pocen me uje qe i nxori plaku e nisi tregimin.

-Pelivani u fut sot per te vrare kucedren.E ndihmova une te zbriste poshte me litar.Kur e terhoqa lart ,pashe qe ishte pa koke.Nuk e mbaj mend xha Etem, zbriti me koke apo pa koke?

Plaku piceroi syte.Ishte i rrahur me vaj e me uthull.Djemte i njihte mire.

-A s’me thua more bir,si do ta vriste shoku yt kucedren. Kishte shpate?

Jo-belbezoi si i zene ne faj Mahmuti.

-Po ndonje pishtar a flake per ta trembur?

-Jo,jo.

-As ndonje thike te madhe.

-Jo jo.Vetem bicakun qe gdhend  luge.

Plaku pasi thithi 2-3 here cibukun tha;

-E mora vesh mor bir.Me vjen keq qe po ta them, po Pelivani ka zbritur ne shpelle , po koke.

-Si keshtu?Po ne ishim …bashke.Pa koke? Po ku e la koken?E harroi, e humbi,apo…

Djali u turbullua me keq nga fjalet e plakut.N uk dinte c’te bente, te gezohej apo te hidherohej, te qeshte a te qante.Dicka nuk shkonte, dicka qe ai nuk e kuptonte dot.

Doli ne rruge.Ecte,pengohej  binte e prape ngrihej.Nje cast ngriti duart , i vuri ne koke e u ndal. Tashme mes duarve mund te kishte cdo gje, brire bar, lesh,nje mase te huaj, por  jo  koken e  tij. E  kishte humbur.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.